Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të hap dyert për Kasëm Trebeshinën në 90-vjetorin e lindjes.
Shkrimtari Kasëm Trebeshina që ndan jetën mes Turqisë dhe Shqipërisë ka mbetur në hije, jo vetëm nga indiferenca e shtetit, por edhe për shkak të jetës së tij plot mistere në diktaturë; që nisi me censurimin e veprës në vitet ’60 dhe vijoi me burgosjen e tij më pas.
Ai njihet si i pari shkrimtar që u rebelua ndaj diktaturës. Me një promemorie që i dërgoi diktatorit Enver Hoxha, Trebeshina mori guximin ta qortoje se “nuk është çështja e fëmijëve të vobektë, por e shtypjes së mendjeve që po i hap rrugën një monarkie të re”.
Ndërsa 25 vjet pas rënies së diktaturës, më shumë se veprat e tij janë publikuar polemikat e përplasjet mediatike, ku një vend me rëndësi ka zënë përplasja Trebeshina –Kadare.
Promemorien Trebeshina e shkroi më 5 tetor 1953. Në këtë letër ai denonconte vendosjen e pushtetit diktatorial në Shqipërinë e pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e metodës së soc-realizmit në letërsi dhe arte. Takimi për 90-vjetorin e lindjes së Trebeshinës do të mbahet më 8 gusht në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Në tryezën shkencore do të diskutohet e debatohet për vendin që zë vepra letrare e Trebeshinës në letërsinë shqipe. Për aktivitetin kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre 13 studiues nga Prishtina, Tetova, Tirana, Gjirokastra, Durrës, Vlora etj.
Tryeza shkencore “Një ditë me Trebeshinën” sipas organizatorit Behar Gjoka, drejtorit të Qendrës Shqiptare të Studimeve “Pjetër Budi”, përvec të tjerave “është një përpjekje për të nxitur njohjen, leximin dhe vlerësimin e kësaj përvoje shkrimi nga më të veçantat e harkut të letërsisë bashkëkohore”.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31
-
Dokumenti/ Si do të zgjidhen drejtorët e Qendrave dhe Instituteve Kërkimorë. Kryesia e Akademisë së Shkencave ‘fiton’ pushtet mbi ta, Krasniqi: Ja pse votimi i Asamblesë çedon!
5 Janar, 16:46