TIRANË-Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në përkujtim të 90-vjetorit të themelimit të shkollës së Medresesë në Tiranë.
Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi se sfida e këtyre institucioneve sot mbetet ndërtimi i shembujve të qytetarisë dhe përulësisë. Rama u shpreh krenar që Medreseja u çel në zbatim të programit të një vendimi të qeverisë shqiptare.
"Është në nderin tonë që mbarëvajtja e lirisë së besimit u garantua edhe në kohëra të turbullta. Nuk është vetëm institucion fetar, por edhe institucion arsimor shqiptar", tha Rama.
Më tej kryeministri Rama shtoi se emergjencë për kohën që jetojmë mbetet shpëtimi i kulturës dhe civilizimit. "Emergjenca e kohës nuk është shpëtimi i fesë, aktualiteti dëshmon se si emergjencë për të gjithë shfaqet sot më fort se asgjë tjetër nevoja e shpëtimit të civilizimit të kulturës. Brenda kësaj nevoje feja është një tharm i pazëvendësueshëm",tha Rama.
Kryeministri u shpreh se nga ana e qeverisë për institucionet fetare duhet të ketë përkujdesje, vëmendje dhe dëgjesë të kurdohershme institucionale, por kurrsesi indiferencë dhe as më pak pastaj lojë me shumë porta. Kjo është dhe sfida jonë. Të gjithë sëbashku si njerëz të kësaj kohe dhe si shqiptarë të mirë", tha Kryeministri Rama.
/ATSH/
/Shqiptarja.com