Tre persona të dyshuar se do të shisnin për 900 euro përgjigjet e testit të aplikimit për Akademinë e Policisë, u arrestuan nga SHÇBA. Hetimi, zbuloi se personat pretendonin se kishin lidhje me pedagogë në Akademinë e Policisë. Ky pretendim ishte një trill për të mashtruar ata që donin të fitonin një vend në Policinë e Shtetit.
Të arrestuarit janë, Gëzim Metalia, 44 vjeç, ish-efektiv i policisë rrugore deri në vitin 2002, si dhe Rexhep Rexha 23 vjeç dnga Kukësi, banues në Tiranë, si dhe Erald Hasanllari 25 vjeç, u arrestuan këtë të premte, akuzën e “mashtrimit”. Ky i fundit hiqej si profesori, që pretendohej se do të gjente edhe përgjigjet e tezës së provimit për pranimin në Akademil. Fillimisht u kapën Metalia dhe Rexha, në një lokal të marrë me qera nga Metalia, në rrugën e Barrikadave.
Më pas u arrestua Hasanllari, ndërsa një person i katërt u shpall në kërkim. Hetimi kishte nisur si korrupsion aktiv i persona që kryejnë funksione publike, me dyshimin se të përfshirë ishin pedagogë të Akademisë së Policisë. Por ky pretendim nuk ekzistonte, pasi ishte vetëm një mashtrim i Metalisë dhe Rexhës, për të marrë para nga kandidatë që donin të aplikonin në polici. Veç tre personave u shpall në kërkim edhe një i katërt i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.

Hetimi nisi kur një person me inicialet B. L, denoncoi se dy persona i kishin ofruar përgjigjet e testit për patrullën e Përgjithshme. Miku i tij Rexhep Rexha, i regjistruar në konkursin për pranimin në polici gjithashtu, e kishte njohur me Gëzim Metalinë. Ai pretendonte se kishte një mik në Akademi, që e thërriste “Profesori”. Sipas denoncuesit, Metalia, i kishte pohuar se “Profesori” do t’iu jepte përgjigjet e sakta të testit, e se për këtë duheshin 900 euro.

Hetimi identifikoi si të dyshuar në këtë skemë mashtrimi, Metalinë, Rexhën, e Hasanllarin dhe një tjetër tashmë në kërkim. Mesditën e kësaj të premteje, oficerët e SHÇBA-së, arrestuan në flagrancë në një lokal në rrugën e Barrikadave Metalinë, kur ai po merrte paratë.
Gjatë pyetjes së tyre, personat pranuan historinë e mashtrimit. Dy të arrestuarit dyshohet se mund të jenë përfshirë edhe në fenomene të tjera mashtrimi që po hetohen tashmë nga oficerët e SHÇBA.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com