CADIZ - Policia spanjolle ka kapur 900 kg kanabis të fshehur në kontenierët me sardele të ngrira.

Vlera në treg mendohet të arrijë deri në 4 milionë euro. Zyrtarët në qytetin port Cadiz thanë se ngarkesa vinte nga Maroku dhe do të transportohej drejt Marbellas.

Gjatë operacionit të policisë u arrestuan 14 persona. "325 kg hashash u gjetën në frigoriferë ndërsa pjesa tjetër në një depo në El Puerto de Santa Maria",-tha policia.

Policia kishte mbikëqyrur bandën për më shumë se një muaj.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)