Kosova është ndalur në barazim pa gola, 0-0, në ndeshjen e tretë në ligën e Kombeve kundër Izraelit. ‘dardanët’ kërkonin të riktheheshin te fitorja pas disfatës me Austrinë dhe patën disa shanse të mira në pjesën e dytë, por portieri i izraelitëve ishte i pakalueshëm.
Në fund të dy skuadrat ndanë pikët, ndërsa një lajm i mirë për të besuarit e Franco Foda-s erdhi edhe nga ndeshja tjetër e grupit. Austria e vendit të parë barazoi 2-2 në transfertë kundër Irlandës. Për të besuarit e Ralf Ragnick ky rezultat mund të konsiderohet pozitiv, pasi në pjesën e parë kaluan në disavantazh të dyfishtë.
Pas 3 ndeshjeve në grupin 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve Austria renditet e para me 7 pikë, e ndjekur nga Kosova me 4 po aq sa Irlanda e vendit të tretë, ndërsa Izraeli pikën e vetme e mori sonte kundër ‘dardanëve’.










Komente
Komento