Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino do të vizitojë të enjten Shqipërinë dhe përfaqësuesit e futbollit tonë, me rastin e 90-vjetorit të anëtarësimit të FSHF-së në institucionin më të rëndësishëm të futbollit në botë.
Një arsye tjetër është edhe inaugurimi i ‘Shtëpisë së Futbollit’, ose siç njihet ndryshe kompleksi ku janë zyrat e federatës, por edhe dy minifushat përbërëse të tij.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri Infantino do ketë edhe një takim me kryeministrin Rama, ndërsa vizitën italo-zvicerani e kishte lajmëruar prej muajsh.