Greqia nuk mund t'i "shpëtonte" valës së variantit delta dhe Omicron të COVID-19, që po përhapen me shpejtësi marramendëse.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.831 raste të reja pozitive, ndërsa 91 persona kanë humbur betejën me jetën.
Aktualisht në spital ndodhen 662 persona të intubuar, prej të cilëve 545 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.
Numri total i viktimave nga koronavirusi është 19.891, ndërsa ai infektikmeve ka shkuar 1.034.070 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së fundit.