91-vjeçarja humbi gjithçka nga tërmeti:
Qyteti më tremb, do vdes menjëherë

91-vjeçarja humbi gjithçka nga tërmeti:<br />Qyteti më tremb, do vdes menjëherë
“Të gjithë më përgëzojnë. Por nuk është e lehtë të ndryshoj jetën në moshën 91-vjeçare. Deri tani jam ndjerë gjithmonë me fat dhe e fortë pasi nuk më ka prekur kurrë një sëmundje e rëndë. Do ishte më mirë të mos e kisha arritur këtë ditë”, është kjo dëshmia e të moshuarës Vencenza e cila ka mundur t’i mbijetojë tërmetit tragjik në Italinë Qendrore.
 
"Shtëpia ime është shembur. Brenda janë fotografitë, pjatat dhe mobilet që i kam blerë me Emidion 10 vite pas martesës, sepse nuk kishim mundësi t’i blinim më parë. Nëse më zhvendosin në qytet, unë do të vdes”, thotë në rrëfimin e saj 91-vjeçarja.
 
Vincenza Geranio besohet se është e goditura më e moshuar e tërmetit. Ajo është gjetur nga vullnetarët teksa qëndronte tek porta e shtëpisë së saj në Accumuli, veshur me shapka rozë dhe e ndrojtur si një fëmijë i braktisur.
 
"E kemi blerë shtëpinë në pranverën e vitit 1982. Me Emidion kemi jetuar në këtë vend që nga viti 1950, pasi më parë kishim një shtëpi me qira. Ishin vite të bukura. Burri im ka punuar në ndërtim dhe për ne ishte shumë e vështirë të kishim një shtëpi.

Edhe muajin e mjaltit e kemi kaluar këtu, pasi të tilla ishin mundësitë. Në katin e parë jetonim ne ndërsa në të dytin vajza, arsyeja e vetme që më bën të jem e fortë. Jam e trishtuar dhe më dhemb koka
”, thotë ajo.
 
Ajo e mbyll rrëfimin e saj duke u shprehur se ka frikë nga qyteti, “nuk është bërë për mua, do vdes menjëherë”. Vincenza ka humbur të gjitha shpresat për të ardhmen dhe nuk ka më asnjë ide se çfarë do të ndodhë. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola