E diela e gjeti Iranin në ditën e 10-të të një prej ndërprerjeve më ekstreme të internetit në historinë e vendit. Plot 92 milionë njerëz nuk kanë qasje në internet, e shpesh herë as në telefon apo mesazhe.
Qeveria e Iranit i ndërpreu këto shërbime me 8 janar, një lëvizje që synonte të godiste revoltën popullore dhe parandalonte një kritikë ndërkombëtare ndaj mënyrës se si po trajton protestuesit.
Vetë ministri i jashtëm, Abbas Araghchi tha se internet u ndërpre si kundërpërgjigje ndaj ato që ai i quajti ‘operacione terroriste’. Qeveria nuk ka dhënë asnjë afat për rikthimin e internetit, por burime të ndryshme i thanë BBC-së se autoritetet iraniane po planifikojnë ta kufizojnë atë plotësisht.
Më 15 janar, zëdhënësi i qeverisë Fatemeh Mohajerani u tha gazetarëve se qasja ndaj internetit do të ishte e kufizuar deri në Vitin e Ri Iranian që përkon me fundin e muajit mars.
Irani ka mbajtur nën fre qasjen në internet për vite të tëra, një metodë që synon të pengojë ccdo lajm dhune brutale të ushtruar ndaj protestuesve. Kështu ka ndodhur edhe në nëntor të vitit 2019 dhe në shtator të vitit 2022. Edhe përpara protestave masive, shumë prej rrjeteve sociale dhe platforma perëndimore, përfshirë edhe BBC, kanë qenë të bllokuara në Iran.
Megjithatë, njerëzit atje ia kanë gjetur anën edhe këtij kufizimi duke përdorur VPN.
Deri më 18 Janar, sipas raportimeve të Human Rights Activists Neës Agency (HRANA), numërohen 3,300 protestues të vrarë dhe 24,266 persona të arrestuar në 187 qytetet ku po protestohet.
Numri i vërtetë i të vrarëve dhe të arrestuarve besohet të jetë më i lartë, por mungesa e qasjes në internet e bën të pamundur verifikimin e të dhënave.
A do të ndjekë Irani modelin e Kinës dhe Rusisë?
FilterWatch paralajmëron se ndërprerja internetit në Iran mund të jetë hapi i parë drejt një “izolimi dixhital” edhe më ekstrem, me më shumë mbikëqyrje dhe kontroll mbi çfarë thuhet e shpërndahet online. Sipas Amir Rashidit, autoritetet mund të kalojnë në një sistem të shkallëzuar ku qasja në internetin global jepet vetëm me miratim, pas regjistrimit dhe verifikimit. Një motiv tjetër drejt kësaj lëvizje ekstreme është edhe mbrojtja e vendit ndaj sulmeve kibernetike. Por nëse Irani vendosë të ccojë përpara planin për internetin, nënkupton që do të ndjekë hapat e Rusisë apo Kinës.
Kjo e fundit njihet për kontrollin e egër dhe censurën mbi ccdo diskutim onlinë apo mbi përmbajtjen në internet.
I ashtuquajturi Muri i Madh Elektronik Kinez, është një sistem që bllokon qasjen në internet, Facebook, Instagram dhe Youtube, edhe nëse banorët përdorin VPN. Në vitin 2019, Rusia nisi testimin e një plani madhor për të krijuar një sistem të ngjashëm me atë të Kinës, duke i dhënë emrin Ru-net.
Por ndryshe nga Kina, që e ka ngritur Murin e saj Elektronik vite më parë, Rusia po eksperimenton më tej me një sistem që i lejon të vetë izolohet dixhitalisht me një buton të vetëm.
Këto dy raste, tregojnë se Irani po planifikon një kombinim hybrid të dy sistemeve të Rusisë dhe Kinës.
Eksperti i sigurisë kompjuterike, Alan WoodWard, i tha BBC-së se do vijë dita që qasja në internet të jetë një e drejtë universale, por regjimet dhe diktaturat do të luajnë me të si macja me miun./BBC
Komente





