KINË - Në cirkuitin e Shanghait u zhvilluan mëngjesin e sotëm me orën shqiptare kualifikueset e Sprintit për Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1. Gara e dytë e sezonit do zhvillohet këtë fundjavë, teksa ishte Mercedes që dominoi kualifikueset e Sprintit me dy vendet e para. George Russell vendosi kohën më të mirë me xhiron e tij prej 1 minutë e 31.520 sekonda. Shoku i tij i skuadrës Andrea Kimi Antonelli përfundoi 289 të mijëtat pas tij.
Fituesi i garës së parë të sezonit në Australi, George Russell u rendit i pari duke marrë 'pole position' për Sprintin e të shtunës. Pas tij shoku i skuadrës, 19-vjeçari italian Andrea Kimi Antonelli. Ky i fundit është nën hetim dhe mund të zbresë tre vende në renditje pasi pengoi Norrisin gjatë kualifikueseve.
Pas tij u rendit kampioni në fuqi i botës, Lando Norris me McLaren, teksa më pas Lewis Hamilton me 'Kokëkuqen' e Ferrarit. Oscar Piastri në vendin e pestë para Ferrarit tjetër të Charles Leclerc. Gasley, Verstappen, Bearman dhe Red Bulli i Hadjar mbyllën dhjetë vendet e para të nisjes së garës së parë Sprint të sezonit.
Gara finale për Çmimin e Madh të Kinës do fillojë të dielën e 15 marsit në orën 08:00 të mëngjesit me kohën shqiptare.
The Sprint Grid is IN! ?
— Formula 1 (@F1) March 13, 2026
It's a Mercedes 1-2 ahead of Norris, Hamilton and Piastri ⬇️#F1Sprint #ChineseGP pic.twitter.com/5Va86ktxhD
Komente








