Pas më shumë se 1 viti hetime, prokuroria italiane, ka paralajmëruar vënien para akuzës për neglizhencë për 2 roje bregadetare e 4 oficerë policie, lidhur me mbytjen e 94 emigrantëve në brigjet e qytetit Cutro.
Sipas prokurorisë, kjo tragjedi mund të ishte shmangur nëse reagimi i rojes bregdetare dhe oficerëve të Guardia di Finanza do ishte më i mirë. Po ashtu, ata akuzohen se mbyllën kërkimet për të gjetur emigrantë të gjallë më shpejt seç duhej.
E njohur si tragjedia e Cutros, në shkurt të vitit 2023, një anije me vela e nisur nga Turqia, që kishte në 200 emigrantë në bord, u përplas me një shkëmb në një plazh pranë qytetit të Cutro në rajonin jugor të Kalabrisë.
Shkaku i përplasjes, dyshohet të ketë qenë moti ektrem që kishte përfshirë detin, me erëra dhe dallgë të forta.
Pavarësisht 6 zyrtarëve të cilët, dyshohen për gabime në operacionin për shpëtimin e emigrantëve, drejtësia ka dënuar 2 trafikantët e emigrantëve, ndërsa 3 të tjerë janë ende nën hetim.