LIBRAZHD- Nënë Bejaze, 94-vjeç do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në një shtëpi të re të ndërtuar nga e para.
Banesa e saj nuk ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit, por ajo ishte në gjendje të mjerueshme për shkak se pamundësisë ekonomike të kësaj familje. I pranishëm ishte deputeti i PS-së, Taulant Balla, i cili nuk ka kursyer batutat teksa i premtoi se natën e ndërrimit të viteve do ta kalonin bashkë.
Balla: Vini dorën në zemër dhe bëni diçka për këtë familje. I thamë nënës Vitin e Ri do vijmë ta bëjmë tek ti, po me një kusht që do na gatuash një pjatë grosh...
Kryefamiljari: Gjizë dhe turshi
Nusja: Po të kishte qenë vjehrri im gjallë sot, do ishte njeriu më i lumtur në botë
Ndërsa kryetari i bashkisë Librazhd, Gurra tha se “çdo Vit të Ri jemi përpjekur të gëzojmë familje në hall, në kushte të rënda, si kjo familje”.
“E vërteta është se ka një lloj sensibilizimi dhe dita-ditës po vëmë re se ka një solidaritet shumë të madh të njerëzve me njëri-tjetrin dhe kjo është një vlerë shumë e madhe. Njerëz që tregohen të gatshëm të kontribuojnë atje ku situata është shumë e rëndë”, tha ai.