VLORE - Teksa autokolona e ushtrisë britanike ka mbërritur në Shqipëri për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët me palën shqiptare, një makinë ka pësuar defekt në aksin rrugor Llogara-Dhërmi dhe i është dhënë ndihma nga pala shqiptare për vazhdimin rrugës drejt Vlorës.
Këta trupa vinë në Shqipëri pikërisht për të dhënë ndihmë më të specializuar në stërvitjen e trupave të ushtrisë, por ata janë ndihmuar nga pala shqiptare për rregullimin e defektit që ka pësuar makina.
Më shumë se 950 trupa të Ushtrisë së Britanisë së Madhe ndodhen në Shqipëri nga data 3 deri në 18 nëntor për të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët detare-amfibe “Albanian Lion - 2012”.
Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve joluftarake të evakuimit nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë.
Stërvitja zhvillohet në periudhën 3 - 18 nëntor 2012, në rajonin e gjirit të Vlorës, në gadishullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit, bazën e Porto - Palermos dhe në bazën ajrore të Kuçovës.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com