Ada Keating, 98 vjeçe ka vendosur të transferohet në një azil në Liverpul për tu kujdesur për të birin e saj 80 vjeç. “Mos ndaloni kurrë së qeni nëna”, thotë 98-vjeçarja. I biri i saj, Tom, shkoi në këtë azil në vitin 2016 sepse kishte nevojë për një kurim të specializuar, dhe një vit më pas 98-vjeçarja iu bashkua atij.
Tani që të dy, nënë e birë, e kalojnë të gjithë ditën së bashku duke luajtur me letra apo duke parë televizor. Ada dhe Tom janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
Tom nuk është martuar kurrë, kështu që e ka kaluar të gjithë jetën me nënë e tij, dhe tani duket se do të vazhdojnë të jetojnë bashkë ndonëse në një azil.
“Çdo natë shkoj në dhomë e tij për ti thënë natën e mirë, dhe kthehen sërish aty në mëngjes për ti thënë mirmëngjes" tregon Ada. Edhe Tom duket se është po kaq i lumtur që e ëma ka shkuar të jetojë me të. “Jam mirë këtu dhe shumë i lumtur që mamaja ime është këtu, që mund ta shoh më shpesh, dhe të jetoj me të”, thotë Tom.

(Ada Keating dhe Tom)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA