9-vjetori i lëvizjes pa viza/ Basha mesazh për shqiptarët: Do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje (VIDEO)

TIRANE- Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar me anë të një videomesazhi hapjen e vizave të shqiptarëve në drejtim të zonës Shengen, në BE,

Basha kujton se 9 vite më parë shoqëroi si ministër i Brendshëm grupin e parë të studentëve dhe të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në BE. Kreu i PD thotë se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur këtë arritje të qytetarëve shqiptarë dhe për të plotësuar shpresat e gjithsecilit prej tyre duke e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së.

“Të dashur bashkëqytetarë! Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithsecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian. Ju uroj një të diel të mbarë!”, thotë Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mire mire: 15/12/2019 18:02

    Bej cmos dhe per jet temin ta mbash e mos e leshish

    Përgjigju
  • Arben: 15/12/2019 16:31

    Po ky si nuk ka një ide, da i pazot që eshtë mbeti duke kopjuar. E nisi si Berisha vazhdoii si Trumpi tani ka filluar si Rama. Politikan koti Pa te ardhme dhe mjer ata që kam endra dhe i vin këtij prapa

    Përgjigju
  • paemer: 15/12/2019 15:34

    Po fiks shko ne holland e fol keq per shqiperin per me na i heq vizat . Ik o matuf ik se je ba per rrug greqia

    Përgjigju
  • Euro Maloku: 15/12/2019 15:21

    Heqja e vizave apo marrja e vizave ne kufi ?

    Përgjigju
  • ERP: 15/12/2019 14:47

    Bravo ju qofte ju te gjitheve! Keni tallur menderet me kete popull, keni vjedhur vendçe e vazhdoni vidhni, dhe keni pafytyresine te talleni. Duhet t’u marrim mbare te gjitheve qe te dridheni vetem kur te permendet populli shqiptar. Qelbesira!!!

    Përgjigju
  • BRSS: 15/12/2019 14:34

    LULI VIZAT I KUJTON PO ATA QE VRAVE KUR ISHE M BRENDESHEM I MBAN MEND DO PAGUASH NJE DITE SE GJAKU NUK FALET O PLER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet