"Amnisti për 7 miliardë dollarë jashtë vendit"

(16/12/2001) Shqipëria ka rreth 7 miliardë dollarë kapitale shqiptare, jashtë vendit. Kështu është shprehur Vladimir Kwint, profesor i Menaxhimit dhe Biznesit Ndërkombëtarë, në Universitetin e "Fordham" të New York. Sipas tij amnistia fiskale do të ishte zgjidhja për investimin e këtyre parave në Shqipëri. Në këtë mënyrë profesori amerikan ka kthyer edhe një herë për diskutim tezën e vjetër të Presidentit Rexhep Meidani, për amnisti fiskale. Kjo tezë është kundërshtuar disa herë nga ekonomistët shqiptarë, por tashmë rikthehet me një vlerë shumë të madhe mbi vete. Rreth 7 miliardë dollarë. Nuk janë pak para, por nuk mund të përdoren për rindërtimin e vendit. Sipas amerikanit, Këint këto para vetëm me aplikimin e amnistisë fiskale mund të kontribuojnë në rindërtimin e vendit. "Amnistia fiskale në vetvete nuk është e rëndësishme në qoftë se nuk mundëson ardhjen e kapitaleve në vend", është shprehur ai. Rreth 7 miliardë dollarë sipas profesorit amerikan, janë krijuar nga shqiptarët gjatë viteve 1990. Këto para kanë disa vjet që pasurojnë institucionet financiare të vendeve të tjera pa mundur dot të hyjnë në Shqipëri."Unë nuk kam asnjë interes personal, nuk mbështes asnjë qeveri, por jam ekonomist". Me këtë fjali profesori amerikan me emër lindor, kërkoi të shmangte mundësinë e përfshirjes së tij ekonomike brënda kësaj ideje. Në fjalën e tij ai shtoi edhe një mangësi të shqiptarëve. "Ju shqiptarët e keni zakon të shikoni prapa. Duhet të shikoni përpara që të zhvilloheni," ka theksuar profesor Vladimir Kwint me pasaportë amerikane. Idenë e amnistisë fiskale Kwint e mbështeti edhe me shembujt e vendeve të tjerë. Një vend disi i largët dhe pak i dëgjuar nga ana e zhvillimit ekonomik ishte shembulli që duhet të bindte politikanët shqiptarë për amnistinë fiskale. "Në qershor të vitit 2001 presidenti i Kazakistanit shpalli për një muaj amnisti fiskale. Gjatë kësaj kohe në Kazakistan hynin çdo ditë rreth 100 milionë dollarë amerikanë. Kazakistani ka shumë më pak kapitale jashtë vendit se sa Shqipëria". Ky ishte shembulli i profesorit Vladimir Kwint. Nga ana tjetër sipas tij mos aplikimi i amnistisë fiskale nuk do të sjellë kurrë paratë e shqiptarëve jashtë Shqipërisë brënda vendit. Kjo do të pengojë ndjeshëm zhvillimin e vendit. "Eshtë shumë e rëndësishme që kapitali të kthehet në Shqipëri. Duhet të motivohen njerëzit që të sjellin paratë. Në të kundërt do të keni të njëjtën gjëndje". Teza e profesorit amerikan hedhur edhe disa herë të tjera. Kjo tezë asnjëherë nuk ka gjetur ndonjë mbështetje ekonomike. Insistimi i këtij profesori të lë pak një hije dyshimi, edhe pse ai është thjesht një propfesor ekonomie dhe shëtit në shumë vende kryesisht lindore.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)