21 janari, Basha i kujton Metës akuzat për Berishën: Sot bën sikur e mbron, drejtësia ka shumë për të zbardhur

21 janari, Basha i kujton Metës akuzat për Berishën: Sot bën sikur e mbron, drejtësia ka shumë për të zbardhur

Lulzim Basha

Lulzim Basha, i është përgjigjur Ilir Metës për deklaratat e tij për 21 janarin, ku tha se Basha ka përgjegjësi direkte për vrasjet. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shprehet se drejtësia ka shumë për të zbardhur 21 janarin dhe ky hetim nis që nga Ilir Meta që është njeriu me bllok, tek Edi Rama si organizator i protestës.

Në videon e shpërndarë në facebook kur Meta dhe Berisha përplaseshin në Parlament për 21 janarin, Basha shkruan se Meta i bëntë akuza nga më monstruozet Berishës, ndërsa sot e merr në mbrojtje.

“Drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin. Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund. Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t'i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari.

I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast. Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj", shkruan Basha. 

 


Lajmi kryesor:

SPAK heton '21 janarin'/ Meta sulmon Dumanin e akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet! Ish ministri i Brendshëm i kujton bllokun


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë