Arben Imami thirret dëshmitar në gjyqin "Hajdari"

(5/12/2001)Për herë të parë Jaho Salihi paraqitet para togave të zeza i shoqëruar nga avokati i zgjedhur prej tij Vladimir Meçi. I qetë, i veshur me një kostum gjysmë sportiv në ngjyrë të errët, Salihi pothuaj nuk ka folur fare gjatë procesit të djeshëm gjyqsor. Avokati i tij, Meçi nuk ka kërkuar shtyrje të seancës për efekt të njohjes së tij me materialet e dosjes. Seanca ka vijuar më pas me thirrjen e dëshmitarëve të akuzës. Vetëm dy nga shtatë dëshmitarët e thirrur kanë dëshmuar në seancën e djeshme gjyqësoare të procesit Hajdari. Dilaver Neza (vëllai i truprojës Zenel Neza, i plagosur rëndë natën e atentatit) dhe Përparim Zenuni, punonjës i sallës operative të "Shqiponjave" kanë dhënë secili nga 30 minuta dëshmi para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Arben Miçko. Në sallën e gjyqit u paraqit dhe një dëshmitar i quajtur Bajram Hajdari i cili rezultoi të ishte thirrur gabimisht ne vend të vëllait të deputetit Azem Hajdari i cili quhet Sali Hajdari. Toga e shoqërimit nuk kishte mundur të shoqëronte në sallën e gjyqit një nga dëshmitarët okularë të vrasajes së deputetit. Gëzim Sokoli, polici i 19-ës që është shkëmbyer natën e 12 shtatorit me makinën me të cilën po largoheshin atentatorët rezolton të jetë aktualisht jashtë shtetit. Prokurorët kanë kërkuar nga trupi gjykues përajashtimin e znj. Fatmira Hajdari nga lista e dëshmitarëve të akuzës, kërkesë e cila është marrë parasysh. Dje në sallën e gjyqit ka pasur një nervozizëm të pazokontë në rradhët e familjarëve të të pandehurve. Rritja e nervozizmit të tyre, kryesisht ndaj përfaqësuesve të medias në proces ka qenë në sinkron me pasivitetin e pashpjegueshëm të gjyqtarit Arben Micko, i cili duket se po familjarizohet gjithmonë e më tepër me të pandehurit dhe sjelljen krejtësisht të pajustifikueshme të të afërmve të tyre në sallë. Ai nuk ka reaguar fare kur njëri nga të pandehurit, Ismet Haxhia ka dalë jashtë procedurës së zhvillimit të seancës duke kërecënuar dhe fyer dy të përditshme të shtypit të shkruar. Ne seancën pasa-ardhëse janë thirur nga akuza katër dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve edhe ministri aktual i drejtësisë Arben Imami. Seanca është fiksuar të zhvillohet në datë 16, ora 10.00.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK