'Nuk shesim dot pataten, qepën as grurin!' Fermerët e Maliqit në protestë, bllokojnë rrugën me zetora! Policia u vendos 70 gjoba me nga 1 mln lekë të vjetra secila

'Nuk shesim dot pataten, qepën as grurin!' Fermerët e Maliqit në protestë, bllokojnë rrugën me zetora! Policia u vendos 70 gjoba me nga 1 mln lekë të vjetra secila

Protesta e fermerëve në Maliq, 22 korrik 2024

Maliq- Fermerët e Maliqit dolën sot paradite në protestë  bashkë me mjetet e tyre për të kërkuar ndërhyrjen e qeverisë pasi rrezikojnë të falimentojnë.

Protesta u mbajt pranë kryqëzimit të Libonikut në Maliq. Fermerët e zonës në shenjë proteste me mjetet e tyre bllokuan përkohësisht aksin rrugor që lidh Drithasin me Maliqin.

Produktet e ngelura në stok prej vitesh, mungesa e tregut dhe subvencionimit dhe mos ndërhyrja e shtetit për të rregulluar sektorin bujqësor kanë qenë disa nga pikat për të cilat u zhvillua kjo protestë. Fermerët thonë se kostoja e prodhimit të produkteve është shumë më e lartë se ajo e shitjes. 

Ne nuk dalim dot jashtë. Duam të punojmë këtu dhe të ardhurat këtu I kemi, por qeveria të vërë dorë. Qumështi 50 lekë, patatja 20 lekë, qepa 20 lekë (të reja). Pse nuk shitet prodhimi këtu se vjen nga jashtë. Duam të hamë' thotë një fermer.

"Na ka vajtur atje ku nuk mban më. Si asnjëherë tjetër fermerët kanë ardhur  në protestë. Jemi të penalizuar nga prodhimi i Kosovës. Jo vetëm i Kosovës, e marrin nga Serbia dhe e sjellin këtu. Nuk shesim dot, patatën, qepën, grurin e misrin. Si asnjëherë tjetër gruri është me 24 lekë kilogrami, turp i zi. Kostoja e grurit vete 30 lekë. Me qepën e pataten na godet shumë Kosova, se fermerët e Kosovës subvencionohen për kilogram' thotë një fermere. 

Protesta është shoqëruar me tensione të shumta  për shkak se banorët kishin bllokuar rrugën me zetora. Vetë drejtori i policisë së qarkut ka dhënë urdhër policisë së shtetit që me forcë të largojë protestuesit për të hapur rrugën.

Madje fermerët që bllokuan rrugën me zetora janë gjobitur me 100 mijë lekë të reja (1 mln lekë të vjetra).   

Në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur dhe një fletë e gjobës ku shkruhet se drejtuesi I mjetit ka zënë sipërfaqen rrugore më konkretisht aksin rrugor Libonik-Drithas pa leje dhe pa shkak të arsyeshme duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve. Sipas informacioneve rreth 70 mjete bujqësore traktorë janë gjobitur nga ana e policisë. 

Bujar Muco, anëtar i shoqatës së biznesit të vogël thotë se qeveria ka 10 ditë kohë të marrë masa përndryshe paralajmëron  përshkallëzim të situatës.

“Protestuam për padrejtësitë që po u bëhen fermerëve sot nga qeveria. Fermerët sot janë pjesa më e goditur e tregut shqiptar. Prodhimet e tyre po dalin me kosto të lartë e po shiten me çmime të ulëta, pasi po hyjn ëprodukte informale nga vendet e rajonit, Kosova, e Serbia. Shteti shqiptar fermerët i ka lënë në harresë. I japim afat 10 ditor. Nëse qeveria nuk reflekton me masa emergjente për ndërhyrje në dogana për produktet që hyjnë pa kontroll e pa akcizë, subvencionimin e fermerëve,ne do të dalim sërish në protestë të bllokojmë rrugët'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Komisionin e Ekonomisë ku po bëhet shqyrtimi i projektligjit “Për Policinë e Shtetit”.

Gjatë diskutimeve, deputeti i PD Edmond Spaho i tha ministrit se sot disa fermerë që protestuan në Korçë, u gjobitën me 1 milion lekë secili, që sipas tij nuk do të arrijnë dot t’i bëjnë ato para për të shlyer gjobën.

“Policia u vuri gjobë 1 milion lekë të vjetra që nuk i mbledh dot, kjo është të jesh në krahun e oligarkëve. Ju do duhej t’ia ngrini këto çështje kryeministrit dhe t’i thonit që të mendojë pak edhe për hallexhijntë e vendit”, u shpreh Spaho.

Ministri Balla u shpreh se “liria jote përfundon aty ku nis liria e tjetrit”, duke thënë se policia ka bërë punën e saj, pasi protestuesit kishin bllokuar rrugën.

“Nuk mund të bllokohet rruga nga askush, dhe policia po bën detyrën e saj”, iu përgjigj Balla.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin: E hapi dosjen për t'i bërë presion Berishës! Akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin: E hapi dosjen për t'i bërë presion Berishës! Akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet