Arrestimi i Mlladiç, Gjingjiç: Përpjekjet mund të çojnë në luftë civile

(25/2/2002)BERLIN (25 Shkurt) - "Përpjekjet për arrestimin e ish-komandantit serb të Bosnjës Ratko Mlladiç (Ratko Mladic) mund të çojnë në një luftë civile", tha dje Kryeministri serb Zoran Gjingjiç (Zoran Djindjic). Sipas Radio B92, në një intervistë të dhënë të përditshmes gjermane "Der Spiegel", ai theksoi se trupat e misionit të NATO-s, në Bosnjë kanë dështuar në të gjitha rastet kur kanë tentuar për të arrestuar Mlladiç. Ndërkohë ai deklaroi se nuk dëshiron që të rrezikohen jetët e policëve serbë. "Në vendin tonë janë më tepër se 200,000 refugjatë boshnjakë dhe shumica e tyre janë të armatosur. Eshtë shumë e rrezikshme", përfundoi Gjingjiç.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi del nga komisariati: Ishte provokim, do marrin përgjigjen që meritojnë