Banorët bllokojnë rrugën

(1/2/2002) SARANDE Bllokohet forcërisht për herë të dytë, pas rreth një viti, rruga automobilistike në periferi të Sarandës. Sipas zyrtarëve bashkiakë, banorët e lagjes "Limion", të ardhur vitet e fundit në qytet, kërkojnë largimin e linjave inerte "Arti" dhe "Inertobeton", "pasi dëmtojnë mjedisin". Shefi i sektorit të shërbimeve në Bashki, Agron Tepelena, u është drejtuar personave që kanë bllokuar rrugën, se "s'është e drejtë mënyra ultimative që keni zgjedhur, pasi janë institucionet dhe ministritë që vendosin për të ardhmen e ndërmarrjeve". Ndërkohë, administratori i "Inertobeton", Skënder Muço, ka thënë, se "zona ku janë vendosur linjat tona është e miratuar prej vitesh si zonë industriale. Banorët e rinj që erdhen nga rrethet e tjera bënë ndërtime pranë kësaj zone, duke i gjetur linjat tona konform ligjeve të shtetit". Sipas Muços, "i njëjti problem është ngritur edhe gjatë muajit mars të vitit 2001, nga një grup banorësh. Me gjithë dëmin ekonomik prej dy javësh, unë respektova pikat e marrëveshjes që hartoi kryebashkiaku, Adrian Shehu; asfaltova rrugën nga linja deri në lagje dhe ndryshova tekno-logjinë e prodhimit, duke e përshtatur me lagie. Këto u bënë për të eliminuar çdo lloj ndotje". "Unë, ka sqaruar Muço, kërkoj jo vetegjyqësi, por ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për zgjidhjen e problemit. Dhjetra kamionë po ndalohen të marrin prodhimin, ndërsa nuk po shikoj ndërhyrje as nga policia, as nga Bashkia. Sipas shefit të komisariatit të policisë, Sali Hasa, "policia nuk mund të ndërhyjë, pasi është problem social dhe është Bashkia ajo që duhet ta zgjidhë problemin".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur