Bosnjë: Gratë e Srebrenicës protestë përkujtimore për viktimat

(11/2/2002)TUZLA (11shkurt) - Më shumë se 1 000 gra myslimane të Bosnjës, të shpërngulura nga krahina lindore e Srebrenicës, organizuan sot një protestë në Tuzla, në veri të Bosnjë dhe Hercegovinës, në përkujtim të burrave dhe djemve të tyre që u vranë gjatë luftës së viteve 1992-1995. Trupat serbe të Bosnjës, nën komandën e gjeneralit Ratko Mladiç hynë në territorin lindor musliman të Srebrenicës në 11 korrik të vitit 1995 dhe masakruan më shumë se 8 000 burra myslimanë të Bosnjës dhe përzunë më shumë se 30 000 gra fëmijë dhe të moshuar nga shtëpitë e tyre. Pjesa më e madhe e të shpërngulurve nga Srebrenica jetojnë tashmë në Tuzla si dhe në kryeqytetin e vendit, Sarajevë, dhe nuk janë kthyer më kurrë në Srebrenicë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime