Bosnjë, SFOR: 5 milionë $ për arrestimin e Karaxhiç

(13/3/2002)SARAJEVE (13 Mars) - Paqeruajtësit e NATO-s në Bosnjë kanë shpërndanë disa qarkore në Foça, zonë që ndodhet nën kontrollin e serbëve të Bosnjës, të cilat bënin thirrje për arrestimin e ish-liderit Radovan Karaxhiç, i cili kërkohet për krime lufte, bëri të ditur sot në Sarajevë, forca e stabilizimit, SFOR. Qarkoret u shpërndanë në kuadër të një programi të SHBA-së për drejtësinë, i cili ofron pesë milionë dollarë për informacione që ndihmojnë në arrestimin e Karaxhiç dhe dërgimin e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllvainë në Hagë. Këto qarkore përmbajnë një fotografi të kohëve të fundit të Radovan Karaxhiç si dhe informacione kontakti për programin amerikan, të shoqëruar n anën tjetër me një faksimile të monedhës boshnjake. Njoftimet shpërndahen në vijim të programit të drejtësisë që SHBA e nisi në janar duke realizuar shpërndarjen e paralajmërimeve për Karaxhiç dhe ish-gjeneralin Ratko Mladiç, personat më të kërkuar për krime lufte në të gjithë Bosnjë-Hercegovinën. SFOR ka konfirmuar gjithashtu se po vazhdon përpjekjet për arrestimin e Karaxhiç dhe personave të tjerë të akuzuar për krime lufte. "SFOR i kërkon Radovan Karaxhiç të bëhet i arsyeshëm dhe të dorëzohet. Forca e stabilizimit në Bosnjë dhe Hercegovinë inkurajon të gjithë njerëzit që mbështesin dhe ndihmojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arrestuar Karaxhiç", thuhet në deklaratë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia