Alban Daci: Fshati i vjetër Qeparo, mundësi për të prekur qiellin, biseduar me Zotin dhe për udhëtuar në kohë

Alban Daci: Fshati i vjetër Qeparo, mundësi për të prekur qiellin, biseduar me Zotin dhe për udhëtuar në kohë

Qeparo, foto nga Alban Daci

Shqipëria ka vende të mrekullueshme, por mbeten akoma larg nivelit të kërkuar të investimeve dhe restaurimit. Fshati i vjetër në Qeparo është një perlë e vërtetë, qoftë për stilin e ndërtesave që për fat të keq shumë janë të rrënuara, por edhe për ato të tjera që janë në gjendje të mira.

Edhe Shqipëria ka "borgot" e saj e madje shumë interesante. Një prej këtyre borgove është edhe fshati i vjetër i Qeparos i shtrirë mbi majën e kodrës që përballë ka detin dhe anash malet e ndërsa mbrapa mbi shpinë ka kishën sikur për të thënë se është vend i mbrojtur nga Zoti. Ky fshat ngjanë shumë me fshatrat e Puglia apo Sicilisë, por ndërtesat janë tipike tradicionale stilit origjinal shqiptar. Thuajse të gjitha shtëpitë e vjetra janë dy katëshe me mure guri.

Pamja që të ofron ky fshat nga lart është një spektakël. Megjithatë, rruga që të dërgon atje është e gjitha një kalimshme e nuk ka asnjë vend ku mund të parakalojnë makinat në dy drejtimet e rrugës. Sapo ngjitesh sipër makinat bllokohen, sepse nuk ka asnjë edhe një parkim mjetesh.

Nga hyrja në fshat sipër vazhdon një rrugë që e ka humbur origjinalitetin e kalldrëmit që duhet të ketë pasur e po ashtu rrugicat janë me shpi të rrënuara dhe me baltë e me gurët që kanë mbetur nga kalldrëmi i dikurshëm. Lart, para se të vazhdosh rrugicën për tek panorama është një bar i vogël e dyqan, aktivitet tipik i fshatrave që mbushet me banore ose turiste që pine ndonjë gotë raki, uji ose ndonjë pije freskuese.

Është për të ardhur keq që një fshat i tillë është lëne kaq shumë pas dore e edhe pse nuk është larg më shumë se tre klm nga rruga kryesore që të dërgon në Borsh apo në Sarandë.

Shtëpitë e këtij fshati janë të gjitha kulla me mure të mira, me gurë të gdhendur e menjëherë kupton se banorët e këtij fshati edhe për pse të vendosur në një lartësi të konsiderueshme kaqenë shumë punëtorë duke shfrytëzuar në maksimum territorin për të jetuar edhe mire madje për kohën.

Teksa përshkruan në këmbë rrugicat e fshatit menjëherë imagjinata të dërgon tek të tjerët para teje në breza të ndryshëm që kanë kaluar aty. Ndoshta dikur e me siguri këto rrugica ishin të mbushura me plotë fëmijë, disa prej tyre për shkak të kohës nuk jetojnë më e shumë të tjerë tashmë të burrëruar ose në pleqëri jetojnë në ndonjë qytet të perëndimit duke kujtuar me nostalgji fëmijërinë dhe rininë e tyre.

Qeveria duhet të ketë projekte serioze për këto "borge", sepse turisti është ne kërkim të këtyre modeleve, të mbushura me histori, traditë, kostume, rrëfime, histori e me gatime tradicionale.

Freskia dhe qetësia sipër në këtë fshat është e pa përshkueshme. Mjegulla duket sikur e vesh si një nuse me të bardhe qiellin, sepse aty takohen ajri i ngrohte i detit me ajrin e ftohte te maleve.

Ballkani i panoramës është një vend tjetër fantastik. Ky ballkon mund të konsiderohet ballkoni i të dashuruarve, vendi ku prek qiellin duke parë detin, apo vendi ku je më afër për të folur më Zotin.

Nëse je edhe kalimtar për pak momente në këtë fshat, menjëherë imagjinata fluturon në kohë si për të dëshmuar historinë e vendbanimeve shqiptareve dhe fazat që kane kaluar ata nga mesjeta, në diktaturë dhe në kohen e tranzicionit , në thuajse drejt braktisjes.

Ajo që më gëzoj ishte fakti se, nipat e banorëve të këtij fshatit, edhe pse të lindur e të rritur jashtë kishin filluar të ktheheshin në trojet e të parëve për të investuar dhe për ti ridhënë jetë këtij fshati, ndoshta si dikur.

Kullat e fshatit edhe pse disa prej tyre të braktisura ishin dëshmia se banorët e tij kishin qenë njerëz punëtorë dhe të zotë. Problem mbetet rruga që të dërgon atje edhe pse nuk është as tre klm larg nga rruga kryesore.

Fshati ngjante i gjithë si një kështjellë /fortesë ose si një monastir mesjetar. Kisha sipër e bën edhe më të bukur këtë fshat dhe e pasuron edhe me shume shpirtërisht duke i dhënë bekimin e Zotit dhe qetësinë ose mundësinë si një vend pelegrinazhi apo reflektimi. Shqipëria është e gjitha e mrekullueshme, por ka shumë punë për ta bërë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

SHBA vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve, për mbështjen e ushtrisë ruse

SHBA vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve, për mbështjen e ushtrisë ruse