Bosnje: RS, T-shirt me foto të Karadzic nëpër banaqe

SARAJEVE (3/10/2001)- T-shirt dhe filxhana çaji me fotografi të stampuara sipër të Radovan Karadzic - ish-lideri serbo-boshnjak i kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte dhe genocid - shiten lirshëm nëpër banaqet e Bijeljinas (Bosnja verilindore) në Republikën Srpska (RS, entitet serb i Bosnjes). Lajmi është publikuar në shtypin e sotëm, të cituar nga agjencia ANSA. Mbi bluzat, të cilat shiten për 15 marka gjermane, poshtë fotos së Karadzic shkruhet "hero serb" dhe nga prapa "Republika Srpska", shkruante sot e përditëshmja "Nezavisne Novine". Krimineli i luftës, nën përgjegjësinë e të cilit janë kryer krimet më të tmerrshme - komenton e përditëshmja e Sarajevës "Dnevni Avaz" - është kthyer në një suvenir. Ky është një tjetër grusht në syrin e komunitetit ndërkombëtar në Bosnje - pohon gazeta - dhe të autoriteteve serbo-boshnjake që mohojnë se mbrojnë Kardzicin dhe që duhet t'ia dorëzojnë drejtësisë. Në korrik të 1996, një vit pas mandat arrestit të publikuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës (TPI), ish-lideri serbo-boshnjak, nën presionet ndërkombëtare, u tërhoq nga jeta publike dhe fotografitë e tij u ndaluan të shfaqeshin. Mendohet se Karadzic, ashtu si dhe komandanti ushtarak serbo-boshnjak gjatë luftës (1992-1995), gjenerali Ratko Mladic, edhe ai i kërkuar për krime kundër njerëzimit dhe genocid, fshihen në RS. Parlamenti i kësaj republike të Bosnjes ka aprovuar dje një ligj mbi bashkëpunimin me TPI-në, ndonëse një detyrim i tillë është i sanksionuar edhe në marrëveshjen e paqes së Daytonit e cila i vuri fund luftës në Bosnje.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia