Tiranë, u godit 4 herë me thikë tek 'Astiri', vdes në spital 34 vjeçari! Arrestohet autori! Dyshohet se viktima i ngacmoi të dashurën (EMRAT + VIDEO)

Tirane-  Një 34 vjeçar humbi jetën në spital mbrëmjen e sotme pasi u godit me thikë në zonën e ‘Astirit’. Ngjarja u shënua rreth orës  18:45, (24 gusht 2024) tek Unaza e Re.

Viktima është Amarildo Hoxhallari, ndërsa autori i dyshuar është Darmend Keli 25 vjeç i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se Hoxhallari ka ngacmuar të dashurën e 25 vjeçarit.  Mes viktimës dhe autorit fillimisht ka pasur një sherr që më pas është përshkallëzuar në përdorimin e thikës. 

34 vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës por në orën 20:00 u mësua se ai kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Sipas policisë i riu është goditur 4 herë me thikë, dy në gjoks dhe 2 në këmbë. 

Tiranë/Informacion shtesë i policise

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi paraprak ora 19:30

Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme "Shqiponja", pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.   

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:38
U vra sot në Tiranë, Amarildo Hoxhallari në 2015 u arrestua si porositësi i atentatit ndaj Pajtim Serjanit! Në atë kohë mbeti i plagosur miku i Emiljano Shullazit dhe një polic

1724523783_vrasjenetirane.jpg

Foto: Ne 'Astir' ku Amarildo Hoxhallari u godit me thikë

Shqiptarja.com mëson detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur sot pasdite në zonën e “Astirit” në Tiranë. Mësohet se Amarildo Hoxhallari rezulton që në janar 2015 të jetë arrestuar si porositës i atentatit ndaj Pajtim Serjanit, i njohur dhe si miku i Shullazit. Në atentatin e 5 janarit 2015 në Rrugën e Kavajës mbeti i plagosur Serjani dhe efektivi i GOS Roland Meta I cili ndodhej i ulur në tavolinë me të.  Ndërkohë 1 km më larg vendit të krimit u gjet  vrarë Artur Baze I cili sipas policisë atëherë ishte paguar nga dy kushërijntë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari për të ekzekutuar Pajtim Serjanin.

Atëherë policia arrestoi kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallarin si të dyshuar se ishin porositësit dhe financuesit për të ekzekutuar Pajtim Serjanin, mik i Emiljano Shullazit. Ndërkohë në korrik 2024 GJKKO vendosi konfiskimin e pasurisë së Aurel Hoxhallarit i cili u dënua me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar të 2018 të Tiranë.  

Ja Çfarë shkroi shqiptarja.com për atentatin e 5 janarit 2015
Shkrimi origjinal mban daten 11 janar 2015 
Mbrëmjen e 5 janarit Tirana u përfshi në dy ngjarje të njëpasnjëshme, që të dyja atentate, por njëra në rrugën e Kavajës dhe tjetra në Qafë-Kashar. Në të dy atentatet u sulmuan miqtë e Emiljano Shullazit dhe vetë ky i fundit, ndonëse zyrtarisht Policia e Tiranës, rrëzoi lidhjen mes dy ngjarjeve të rënda. Në rrugën e Kavajës, në një lokal, u qëllua tavolina në të cilën qëndronin katër miq të Shullazit. Një person i maskuar hyn i armatosur dhe shkrehu armën mbi Pajtim Serjanin. Në tavolinë me të gjendej edhe efektivi i GOS Roland Meta, i cili pasi e ka lajmëruar atentatorin: “Ndal policia”, ky i fundit ka qëlluar mbi të dy herë. Atëherë Meta është kundërpërgjigjur duke e goditur me armën e punës.

Atentatori u gjet i vdekur rreth 1 kilometër larg vendit të krimit, ndërsa policia pasi e identifikoi viktimën, bëri me dije se dyshohet për vrasës me pagesë. Hetimet, verifikimet, lidhjet dhe një sërë provash, që policia pretendon se ka siguruar në harkun kohor të pesë ditëve, kanë nxjerrë në pah, emrat e dy kushërinjve, të cilët dyshohet se organizuan edhe sulmin me armë mbi miqtë e Shullazit. Policia e Tiranës, po edhe ajo e Shtetit, janë shumë të kujdesshme në dhënien e detajeve, pasi gjithçka pritet t’i kalojë për kompetencë prokurorisë.
 
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se atentatori-viktimë i shkëmbimit të zjarrit në rrugën e Kavajës, Artur Baze, ka qenë i paguar nga dy kushërijntë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari për të ekzekutuar Pajtim Serjanin. Policia nuk bën me dije se cili ka qenë motivi që i ka shtyrë dy djemtë për të paguar për vrasjen e mikut të Shullazit, ndërsa mësohet se emrat e dy Hoxhallarëve kanë dalë gjatë verifikimit të disa provave të sekuestruara në vendin e ngjarjes. Policia, ndonëse ka bërë të mundur arrestimin e tyre tashmë, duke i vënë edhe nën akuzë, ende nuk është mësuar asnjë e dhënë mbi autorët e atentatit ndaj Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, atentat që u krye thuajse në të njëjtën kohë më ngjarjen e rrugës së Kavajës.

Ora 20:28
VIDEO/ 'Shapka në mes të rrugës dhe qytetarë të shokuar' Pamjet e para nga 'Astiri' aty ku u vra Amarildo Hoxhallari

Një shapkë në mes të rrugës dhe njerëz të tronditur nga një krim që ndodh në mes të rrugës. Këto janë pamjet e para që vijnë nga zona e “Astirit’ në Tiranë ku dhe mbeti i vrarë Amarildo Hoxhallari. 

Report Tv dhe shqiptarja.com sjell pamjet ku policia ka rrethuar zonën dhe po punon për të mbledhur provat. Ndërkohë policia ka vënë në dispozicion dhe pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar Darmend Keli, 25 vjeç.

Ndërkohë shqiptarja.com mëson se Amarildo Hoxhallari u arrestua në 2015 si organizatori i atentatit ndaj Pajtim Serjanit, mikut të Shullazit.

Ora 20:03
Vrasja tek 'Astiri', 34 vjeçari u godit 4 herë me thikë! 2 herë në gjoks dhe 2 herë në këmbë

1724522441_finalprojekt.00553012.Still389.jpg

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 34 vjeçari,Amaraldo Hoxhallari kishte shkuar në spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë.

Ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Mësohet se ai është goditur 4 herë me thikë, dy herë në gjoks dhe 2 herë në këmbë.

Ndërkohë polici ka vënë në dispozicion dhe video të momentit të arrestimit të autorit, 25 vjeçarit Darmian Keli

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipëria: 24/08/2024 20:05

    Mesjetë

    Përgjigju
  • Bim: 24/08/2024 20:01

    Pellazget zgjidhin problemet e tyre ne menyr pellazge. Autori do te marre minimum 20 vjet, ndoshta familjaret do te fshehen per nje periudhe te gjate dhe kush e di se ça fitoi

    Përgjigju
  • Njoni: 24/08/2024 19:58

    Ja iku dhe nje budall tjeter per lesh. Pse mi non gacmoni kot me kot. Se pastaj o hani thike. O plumin o hunin. Rrini te nona ne hall te juj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, plagosje në Yzberisht, qëllohet me kaçavidë 40-vjeçari (EMRI)

Tiranë, plagosje në Yzberisht, qëllohet me kaçavidë 40-vjeçari (EMRI)