Burg pa afat, vodhën 13 banesa

(22/2/2002) BERAT Burg pa afat vjedhësve të 13 banesave. Kaq është dhe numri i banesave që kanë pohuar se kanë vjedhur Fatos Ahmetaj 26 vjeç nga fshati Perhondi dhe bashkëfshatari i tij, Bashkim Barku 33 vjeç. Dhe këto banesa vetëm nga 1 deri më 10 shkurt. Mesa duket ka qenë një aksion i dy vjedhësve, të cilët nuk kanë përtuar aspak të bredhin nëpër qytetet Kuçovë, Berat, Fier e Tiranë, për të bastisur banesat. Dhe në shtëpitë që hynin, ato merrnin vetëm paratë, duke grumbulluar kësisoj një shumë prej 6 milionë lekësh të vjetra. Megjithatë, gjatë kontrollit në banesa, atyre nuk i është gjetur asnjë lek. Por sipas policisë, mendohet që banesat që ato kanë vjedhur janë të panumërta. Dje, të ndaluarit nga ana e policisë, kanë dalë para togave të zeza dhe kanë marrë masën e sigurisë "burg pa afat".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë