Conference League/ Hidhet shorti për turin e tretë, Egnatia e Partizani njohin rivalët e mundshëm

Conference League/ Hidhet shorti për turin e tretë, Egnatia e Partizani njohin rivalët e mundshëm

Conference League

UEFA ka hedhur sot në Nion të Zvicrës shortin për turin e tretë kualifikues të Conference League, teksa dy skuadrat shqiptare Egnatia dhe Partizani janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë.

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Vikingur Reykjavik (Islandë), do të përballet me fituesin e duelit Virtus A.C. 1964 (San Marino) – FC Flora Tallinn (Estoni).

Partizani ka përballë skuadrën Iberia 1999 (Gjeorgji) në fazën e dytë dhe në rast kualifikimi do të ketë përballë në turin e tretë fituesin e sfidës Istanbul Başakşehir (Turqi) – La Fiorita 1967 (San Marino).

Veç tyre, edhe pesë skuadrat e tjera shqiptare kanë mësuar rivalët.

Ballkani, skuadra kampione në fuqi e Kosovës, në rast se do të kalojë Hamrun Spartans në turin e dytë, në të tretin do të përballet me Larne F.C të Irlandës së Veriut.

Drita, që sfidon islandezët e Breidablik, në raundin e tretë, gjithmonë nëse kualifikohet, gjen fituesin e Auda-Cliftonville.

Kurse Struga, skuadra shqiptare kampione e Maqedonisë së Veriut, nëse eliminon Puynik, do të matë forcat me fituesen e çiftit Differdange-Ordabasy.

Sa i përket Llapit, nëse kalon danezët e Brondby, ekipi nga Podujeva do të përballet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Legia Varshavë-Caernarfon Tawn.

Deçic Tuz, skuadra kampione shqiptare e Malit të Zi, nëse kalon Dinamo Batumin, do të përballet në turin e tretë me fituesin e finlandezët e Helsinkit.

Ndeshjet e para në turin e tretë të UEFA Conference League do të luhen më 8 gusht, ndërsa ato të kthimit më 15 gusht.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale