Të marrësh një leje ndërtimi duhet të plotësosh rregullat e reja të vendosura nga Bashkia kryeqytetase. Tashmë pothuaj janë vendosur të gjitha kriteret gjë që ka shtyrë mbledhjen e KRT-së, e cila do të mblidhet në fillim të muajit shkurt.
TIRANE
(5/1/2001)
Të marrësh një leje ndërtimi duhet të plotësosh rregullat e reja të vendosura nga Bashkia kryeqytetase. Tashmë pothuaj janë vendosur të gjitha kriteret gjë që ka shtyrë mbledhjen e KRT-së, e cila do të mblidhet në fillim të muajit shkurt.
Përveç kësaj KRT-ja e Tiranës do të ketë një fytyrë të re ku edhe Këshilli Teknik i përbërë nga specialistët më të mirë do të funksionojë me rregulla të reja.
Parking, sistem ngrohje...
Tashmë të gjithë ndërtuesit duhet të planifikojnë në objektet e tyre, parkingun që do të jetë poshtë pallatit si dhe sistemin e ngrohjes. Pothuaj të gjitha godinat e ndërtuara edhe pse në skemën e paraqitur në Bashki kanë pasur parking poshtë në realitet janë të rralla ndërtesat që e kanë këtë. Por edhe këto të fundit vendet i kanë të rezervuara vetëm për disa makina. Në përgjithësi ndodh që ndërtuesi t'i shfrytëzojë ambjentet e nëndheshme për të ndërtuar lokale pra në një farë mënyre duke shfrytëzuar të gjithë ndërtimin për të vjelë sa më shumë para. E ndërsa parkimi i automjeteve në ambjentet e nëndheshme është disi prezent, sistemi i ngrohjes me kaldajë qymyri apo gazi është i pa përdorshëm. Dy nënkryetarët e Bashkisë, Blendi Gonxhe e Artan Lame thonë se tani ndërtuesit do të kenë rregulla të forta e objektet e tyre do të kontrollohen vazhdimisht nga specialistët. Deri tani është vepruar në një mënyrë tjetër, ku ndërtuesit paraqisnin skemë tjetër dhe ndërtojnë ndryshe nga ajo.
Mali me kërkesa
Në tryezat e urbanistikës është mbledhur një mal me kërkesa të banorëve të qytetit që kërkojnë leje ndërtimi. Këshilli Teknik i ka shqyrtuar me vëmendje rastet e sipas nënkryetarit Lame një pjesë e mirë e letrave janë ankesa të banorëve për lejet e dhëna në fund të mandatit Brojka, KRT-ja e të cilit u akuzua si shkelëse e ligjit. Por Brojka ka pasur vetëm 5 vota në KRT, ndërsa të tjerat i takonin Pushtetit Qëndror. Kështu faji i amullisë së krijuar nuk ka si të jetë i kryetarit Brojka. Duke qëndruar këtu, bashkiakët e Tiranës kanë kërkuar kompetenca më të plota. "KRT-ja është në Bashki por s'është e saj" - thotë Artan Lame duke shtuar se është kërkuar që numri i anëtarëve të Bashkisë në KRT të shtohet. Pra të jenë bashkiakët ato që të vendosin dhënien apo mosdhënien e lejeve, ku edhe përgjegjësitë e të mirat e Këshillit t'i atribuohen atyre.
Libri i lejes
Ndërsa Blendi Gonxhe thotë se ndërtuesit tashmë nuk do të bëjnë siç kanë bërë. "Leja e ndërtimit nuk do të jetë një fletë e mbushur me firma, por një libër ku do të shkruhen të gjitha detyrimet e ndërtuesit dhe sanksionet në rast se thyhet rregulli"- shpjegon nënkryetari Gonxhe. Sipas dy nënkryetarëve në kryeqytet do të vazhdojë zbatimi i Planit urbanistik të vitit 1990 duke u shoqëruar dhe nga studimi pjesor i cili është mëse i nevojshëm, derisa të hartohet plani i ri urbanistik. Kjo sipas tyre do të parandalojë kullat që ngrihen pa kuptim në mes të shtëpive private në pak metra vend dhe një kriter i ri është ndërtimi në bllok ku do t'i lihet vend sipërfaqes së gjelbërt. Me ligjin e ri për decentralizimin e Pushtetit Lokal këtij të fundit i delegohen shumë kompetenca, por rruga e decentralizimit është e gjatë. Të paktë bashkiakët po përpiqen të hyjnë në këtë proçes duke pritur e kërkuar më shumë kompetenca për të vepruar.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
53.5%
Jo
37.7%
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1057
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?