Dibër/ I kërkonin para për të mos i publikuar foto e video intime në rrjetet sociale! Arrestohet çifti dhe një adoleshente që shantazhonin 17-vjeçaren

Dibër/ I kërkonin para për të mos i publikuar foto e video intime në rrjetet sociale! Arrestohet çifti dhe një adoleshente që shantazhonin 17-vjeçaren

Policia e Dibrës ka arrestuar një çift të rinjësh dhe një 17- vjeçare, pasi shantazhonin një tjetër 17- vjeçare me foto dhe video personale në rrjetet sociale.

 Sipas polisisë, 17- vjeçarja shantazhohej, që tu jepte para në mënyrë që ata të mos i publikonin video dhe foto personale, në rrjete sociale

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Blackmail", ku nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht se tre shtetasit e arrestuar, kanë përfituar nga 17-vjeçarja, shumën e parave prej 15.000 lekë. 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma e parave dhe 4 celularë. 

“Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë  banues në Komsi, Mat. Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve,  të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social "Instagram", dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare, duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës