Durrës: Identifikohet kufoma e fierakut 22-vjeçar, quhet Mikel Gjergo

DURRES (4/30/2001)- Identifikohet kufoma e një 22-vjeçari nga Fieri. Mikel Gjergo është mbytur në Portin e Durrësit të shtunën në mbrëmje teksa tentonte të ikte drejt brigjeve italiane. Ai kishte disa ditë që kishte shkuar në Durrës me shpresën për të hipur në një nga mjetet që shkojnë në Itali. Ndërsa tentonte të kalonte murin ndarës mes portit dhe sheshit të trageteve, ka rënë në det. Kanë qenë të kota përpjekjet e disa prej punonjësve të portit të cilët e kanë parë atë ndërsa përpëlitej në ujë. Megjithëse punonjësit kanë tentuar ta shpëtojnë, gjithçka ka qenë e kotë. I riu nuk kishte dokumenta me vete dhe për këtë arsye ishte i vështirë identifikimi i tij. Ka qenë e ëma, e cila kishte 3 ditë që e kërkonte, dhe që më pas ka bërë identifikimin e të birit. Të varfër ekonomikisht, familja e tij nuk kishte mundësi tjetër për të jetur, ndaj Gjergo mendonte se shpëtimi do të ishin brigjet italiane.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë