Dy ministra maqedonas dorëheqje të pakthyeshme

SHKUP (23/11/2001) Kabineti maqedonas ka pësuar një goditje jo të zakonshme dje, kur dy ministrat më të rëndësishëm të kryeministrit Ljubko Gjeorgjevski kanë dhënë dorëheqjen. Respektivisht, ministrja e Jashtme maqedonase, Ilinka Mitreva, dhe ministri maqedonas i Mbrojtjes, Vlado Buçkovski, ia kanë kërkuar atë në mënyrë të parevokueshme kryeministrit, Ljubko Gjeorgjevski. Lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore e lajmeve MIA. Dorëheqja e tyre erdhi pas vendimit të largimit nga Parlamenti të partisë SDMS dhe LDP. Dje është folur edhe për një shpërndarje të Parlamentit maqedonas. Për shkak të dorëheqjes, Mitreva, biles, anulloi edhe pjesëmarrjen e saj në Samitin e Iniciativës Qendrore, i cili zhvillohej dje në Trieste. Buçkovski ka qenë më i detajuar në motivimin e dorëheqjes së tij. Ministri maqedonas i Mbrojtjes, në letrën që i drejtonte kryeministrit, shkruante se, "pas aprovimit të neneve kushtetuese dhe kthimit gradual të refugjatëve në shtëpitë e tyre, paqja u arrit dhe periudha më e keqe e Maqedonisë ka mbaruar. Nuk ka arsye dhe motive për të qëndruar në qeverinë e koalicionit". "Eshte fatkeqësi që SDSM-ja vendosi të dalë nga qeveria, sepse deri tani puna e ekzekutivit po shkonte mirë, megjithatë ky është vendimi i saj dhe duhet respektuar", ka deklaruar dje Alain Roy, i dërguari special i BE-së në Maqedoni, i cituar MIA. La Roy ka shtuar se "vendimi i SDSM-së nuk do të ketë implikime negative në situatën e Maqedonisë dhe tani çështja kryesore është konferenca e donatorëve për Maqedonisë, për të cilën u ra dakord edhe me presidentin maqedonas, Boris Trajkovski". Ajo që mbetet më e rëndësishme në këto momente për Maqedoninë është pikërisht konferenca e donatorëve, që do të zhvillohet në 20 dhjetor të këtij viti.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë