E veja e Azemit: Mund të vijnë në shtëpi demokratë dhe socialistë

TIRANE (9/11/2001)- "Azemi më kish paralajmëruar për një atentat të mundshëm, por dhe pa njoftimin e tij unë e kisha kuptuar që atij i kanosej një rrezik. Kohët e fundit, ai nuk më merrte më as në makinë pasi kishte parandjerë se mos t'i ndodhte diçka." Kështu tregon e shoqja e Azemit, Fatmira Hajdari. Për "Gazeta Shqiptare" ajo është shprehur se në çdo moment, ai priste ndonjë atentat. Madje dhe ish-ministri i asaj kohe Perikli Teta, kishte thënë që ishte më mirë që para se të largohej, në ndonjë rreth tjetër, ishte më mirë që Azemi të lajmëronte. Kështu mund t'i sigurohej jeta gjatë udhëtimeve. Fatmira ka deklaruar që për trevjetorin e Azemit porta e shtëpisë së saj, është hapur si për socialistët dhe për demokratët, shokë të fëmijërisë së Azemit, që luftuan bashkë me të, për të sjellë demokracinë në Shqipëri.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit