Sezoni turistik/ Eksperti i ekonomisë: Problem çmimet dhe shërbimi! Arkeologu: Bylisi është një perlë, e kanë zili dhe të huajt

Turizmi në Shqipëri këtë sezon vere është diskutuar shumë nëse realisht ka një frekuentim masiv apo nëse suksesi i vitit të shkuar është kthyer në bumerang.

Eksperti i ekonomisë Klodjan Muço trego në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ arsyet sipas tij që këtë sezon nuk është më bumi i vitit të shkuar.

'Ka kaluar tashmë dhe bujqësinë. Ajo që vihet re, vitin e kaluar u kalua në sold out, sidomos në jug. Një rritje e çmimeve me shërbim që linte për të dëshiruar. Feedback ishte, e bukur Shqipëria por shërbimi lë për të dëshiruara dhe çmim ishin të larta. Ka fluks turistësh por plazhet janë gjysëm bosh. Shqiptarët i kanë abandonuar plazhet e vendit. Janë bërë të paaksesueshme për shqiptarët. Vërtet kemi fluksin që thonë mediat shqiptare, kosovarët i kanë hequr vizat.'

Ka një rritje të turizmit në mënyrë fiktive. Rritje çmimesh me mungesë të cilësisë së shërbimeve. Ajo që i ndodhi dhe Malit të Zi. Këtë vit kemi turist, por jo siç kishim vitin e kaluar.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi thotë se këtë vit janë regjistruar më shumë turistë se vitin e shkuar që kanë vizituar kalanë e Gjirokastrës.

'Gjirokastra nuk ka një sezon të caktuar turistik. Sivjet ka filluar shumë shpejt. Pika më e frekuentuar kalaja. Kemi një statistikë të qartë. 6 mujori i parë 2023, 70 mijë turistë. Këtë vij po kap 100 mijë turist. Statistikë tregon numër të rritur.'

Arkeologu Jani Koçollari tregoi disa site kulturore në Bylis dhe pranë Bylisit të cilat janë perla sipas tij që i kanë zili edhe të huajt.

‘Bylisi është perlë, qendra ilire më e rëndësishme. Ka faza të ndryshme. Teatrin e bukur, tempull, kisha. Edhe Finiqi, nuk ka ndonjë tabelë treguese, poshtë Bylisi është dhe Klosi i lënë në dorë të fatit. Kemi dhe Amantian ,që është një aventurë. Bylisi është perlë, që shumica as nuk e ka idenë. Edhe nga jashtë shtetit janë xheloz për këtë sit që kemi. Jo vetëm Bylis por edhe Klosi. Kanë potencial që mundtë zhvillojë ekonominë e vendit  të fshatrave. Por mungon tabela. Nëpër pika kufitare mungon një baner që i sponsorizon këto site. I kemi këto site që janë perla, nuk kushtojnë shumë as bileta. Kalojmë pranë dhe as nuk kemi idenë që ekzistojnë.’

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
'Çadra 30 euro më privon të ha drekën', ekspertja: Duhet turizëm i qëndrueshëm që gjeneron të ardhura për komunitetin

 

Ekspertja e turizmit Eva Kushova kritikoi në '5 Pyetjet me Babaramon' çmimet e larta në bregdet të çadrave, të cilat sipas saj privojnë turistët për një turizëm të qëndrueshëm.

"Nëse unë paguaj çadrën 30 euro në Ksamil unë kam privuar veten nga dreka. Do i bëja xhiro restorantit. Këta të babëziturit të çadrave, që duhet t’ia vëmë fajin qeverisë, me atë 70 30 %. Edhe të huajt e kuptuan që pse të paguaja për çadrën kur me ato lekë paguaj diçka në restorant. Do shpërndanin para dhe ky është turizmi i qëndrueshëm. Është turizëm që gjeneron të ardhura për komunitetin dhe të mos e marri paranë vetëm i madhi i hotelit. Dhe të mos e lëmë atë artizanin të vdesin. Turisti paguan sa frëngu pulën hotelin, çadrën nuk i ngelet lekë për në darkë."

Ora 22:13
'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

 

Eksperti Feriold Ozuni zbuloi në '5 Pyetjet me Babaramon një tipologji të re të të bërit turizëm në Shqipëri. Janë shtuar turistët e rinj që nuk vijnë për plazhet në bregdetare por për ture në vende të ndryshme ku përfshihet edhe Gjirokastra.

"Është një kategori turistësh, ka tmerrësisht shumë që nisen nga Vlora, Saranda, jugu i Shqipërisë drejt Gjirokastrës për ekskursione ditore. Janë vështirë për tu numëruar. Ka mosha të reja, kanë ndryshuar tipologjinë e të bërit turizëm. Nuk vijnë për bregdet, por vijnë për të ashtuquajturit ture, vijnë në një vend, në një vend tjetër. Këtu është futur edhe Gjirokastra. Dhe është epiqendra e destinacionit për turistët."

Ora 21:47
'Pazari, zemra e turizmit në Gjirokastër', kryebashkiaku Flamur Golemi: Çmimet janë stabilizuar

 

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi dha një pasqyrim të situatës turistike në qytetin antik. Golemi thekson se pazari i qytetit mbetet zemra e turizmit.

"Gjirokastra ka dhe pjesën tjetër. Është pjesa e 18 shtatorit, që vështirë të gjesh shtëpi për qira. Edhe ata që banojnë në Greqi i kanë kthyer shtëpitë në struktura air bnb. Edhe tani tek pazari ishte plot. Janë turistë të rinj. Të cilët nuk paguajnë, 80 apo 90 euro dhoma. Dhe akomodohen tek pjesa e re e qytetit me çmim më të lirë. Dhe frekuentojnë konsumojnë diku tjetër. Korriku ka rritje të shifrave. Zemra e turizmit në Gjirokastër është pazari. Dhe kemi diskutuar për të pasur kujdes tek çmimet. Dhe tani flasim për çmime të stabilizuara në Gjirokastër."

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 22/07/2024 22:35

    Ejani ne Vlore.Rruget te pista,skandalizohen turistet me higjenen e rrugeve.O zot asnje lloj fantazie per ta menaxhuar kete qytet.A nuk gjendet nje mendje e ndritur nga z.Rama ta vendos nje kryetar Bashkie per se mbari?Edhe ne mbledhjen e kryeministrit me kryebashkiaket mu duk sikur kryetari i Vlores ishte kryeministri dhe anasjelltas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare