Ekspertët: Për këtë vit, Maqedonisë i duhen 256 milionë euro

(8/3/2002)BRUKSEL (8 Mars) - Nevojat financiare të Maqedonisë për vitin 2002 arrijnë në 256 milionë euro, kryesisht si mbështetje buxhetore, bëjnë të ditur burime europiane disa ditë përpara Konferencës së Donatorëve për Maqedoninë. Kjo konferencë, që do të zhvillohet të martën e ardhshme në Bruksel, ishte një ndër temat e trajtuara dje gjatë bisedimeve të kryetarit të Komisionit Europian Romano Prodi me presidentin maqedonas Boris Trajkovski. Nga këto 256 milionë euro, 185 do të përdoren kryesisht për të mbështetur buxhetin dhe 45 për rindërtimin, shtuan të njëjtat burime. Konferenca e donatorëve për Maqedoninë organizohet nga Komisioni Europian dhe Banka Botërore.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Efektivët vetëdeklarim për lidhjet me krimin, formuari plotësohet deri më 30 qershor! Rrumbullaku: Kush cenon uniformën, s’ka vend në Polici