Fatmira Hajdari: Unë fitova në PD

(21/12/2001) "Më në fund mirëkuptimi im me bazën dhe drejtuesit e PD-së është realizuar totalisht". Kështu deklaroi dje, Fatmira Hajdari, pas zgjedhjes së saj në Këshillin Kombëtar të kësaj partie. E pyetur se si ndjehet pasi pak kohë më parë fjalimi i saj është fishkëllyer, zonja Hajdari tha se "këto janë vështirësi të politikës dhe pas sakrificave gjithmonë ka një fitore". Ajo që evidentoi Fatmira gjatë këtyre ditëve janë përshëndetjet dhe urimet që i vijnë nëpërmjet telefonit nga të gjitha anët e Shqipërisë. "Ky është hapi im parë drejt strukturave të PD-së", theksoi ajo duke përshëndetur gjithashtu faktin se "këtë rradhë në Këshillin Kombëtar kanë zënë rreth 30 përqind të përfaqësimit".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit