Fatmira Hajdari në gjyq për akuzën

(5/3/2001)Akuza thërret zonjën Hajdari për të dëshmuar në gjyq. Në seancën e ardhshme gjyqësore, e cila është fiksuar të zhvillohet në datën 8 maj, Fatmira Hajdari është thërritur për të dëshmuar nga akuza. Bashkë me të, e njëjta thirrje i ka shkuar edhe njërit prej vëllezërve të deputetit të vrarë, Hajdari, Sali Hajdarit. Dy emra të tjerë, konkretisht: Dilaver Neza dhe Idajet Çera, ky i fundit punonjës i SHIK-ut, janë gjithashtu në listën e dëshmitarëve për seancën e ardhshme. Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i zonjës Hajdari, pasi ajo është shprehur se gjyqi që është duke u zhvilluar për gjetjen e fajtorëve të vrasjes së Azemit "është një farsë". Nga ana tjetër, në një prononcim telefonik të para ca ditëve për Gazetën, zonja Hajdari ka pohuar se familjarët e Azemit kanë deklaruar se nuk do të bëjnë asnjë prononcim lidhur me vrasjen e deputetit. Nuk dihet gjithashtu se cila do të jetë përgjigjja e ftesës së Gjykatës nga ana e vëllait të deputetit të ndjerë. Sali Hajdari është një emer i lakuar shumë pak edhe pas vrasjes së njeriut të dytë më të fuqishëm të opozitës së atëhershme shqiptare.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta