Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Gianluigi Donnarumma

Manchester City është në kërkim të një trajneri dhe Pep Guardiola ia ka "vënë syrin" gardianit të PSG-së, Gianluigi Donnarumma. Kërkesat e shumta për Ederson nga Arabia Saudite dhe shuma prej 50 milionë eurosh e ofruar, ka bërë që City të kërkojë portier të ri pasi kërkon të shesë brazilianin.

Është "Daily Express" në Britani që bën me dije se Guardiola ka besim te aftësitë e italianit Donnarumma dhe e kërkon në ekip. Gigio prej 2021 është pjesë e PSG-së dhe ka kontratë deri në verën e 2026, teksa francezët nuk e lëshojnë lirë.

Afro 60 milionë euro kërkon PSG për të lënë të lirë portierin, që nga ana e tij nuk do kërkonte një lëvizje për një pagë sezonale më pak se 12 milionë euro, aq sa paguhet në Paris.

Sigurisht që sheikët nga Arabia nuk i tremb kjo shifër, që mbi të gjitha kërkojnë të "blindojnë" katërkëndëshin dhe të kënaqin Guardiolën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë