Fatmira: Ja pse e braktisa PD-në

TIRANE (8/1/2001) Askush nuk do ta besonte se vila e bukur e Azem Hajdarit në periferi të kryeqytetit, do të harrohej edhe nga krerët e PD. Mbuluar me një çati të kuqe, rrethuar me një oborr të madh plot trëndafila vetëm pak muaj para 3 vjetorit të vrasjes së tij, shtëpia e liderit të dhjetorit, tashmë duket e braktisur. Vila që dikur gëlonte nga mëngjesi deri në orët e vona të natës nga qindra njerëz por veçanërisht nga krerët e Partisë Demokratike sot duket e mbështjellë nga një vetmi trishtuese. Fatmira Hajdari gjithmonë e veshur me të zeza gati gjithë kohën e saj të lirë e kalon në shtëpi me sytë e mbushur shpesh me lot. Tani kujdeset vetëm për fëmijët dhe fshin pluhurin mbi fotografitë dhe librat e Azemit. Nga godina e partisë që para dhjetë vjetësh, themeloi bashkëshorti i saj, telefonatat janë rralluar. Vetëm e fundit ka qënë këmbëngulëse. "Duhet të dalësh në mitingun përmbyllës të fushatës, duhet patjetër", ngulmonte zëri nga ana tjetër e receptorit. Fatmira nuk donte sepse tashmë kish kuptuar se ata që janë ngjirrur në emër të Azemit në ato tribuna, i kanë përdorur atë edhe fëmijët e saj vetëm si fasada. Gjithësesi edhe pse me lot në sy, Fatmira u tërhoq nga vendimi i saj dhe shkoi në atë miting. Fatmira vendosi kështu vetëm për Azemin dhe ata mijëra njerëz të mbledhur që ajo thotë se e duan fort atë dhe demokracinë për të cilën ai dha jetën. Madje edhe gratë e "krerëve të PD" që bëjnë "be e rrufe" për Heroin e Demokracisë, prej kohësh nuk trokasin më në derën e saj. "Për gjithçka ka ndodhur në Partinë Demokratike që pas vrasjes së Azemit, tani unë mund të them se ka qënë një hipokrizi e vërtetë. Shumë nga ata që drejtojnë aty dhe që kanë bërë gjithçka për të më mënjanuar mua nga ndjekja e idealeve të Azemit, janë po ata që dikur kanë luftuar burrin tim". Fatmira ka vendosur të mos dorëzohet në luftën e saj për të patur një PD, e cila, të realizojë idealet e Azemit. Fatmira duket se ka vendosur vërtet t'i përballoj të gjitha, por kurrë, ajo nuk do të jetë e zonja t'i përgjigjet pyetjes naive të djalit të saj të vogël. Me sytë nga dera ai pyet: pse po vonohet babi im, kur do vijë ai?. Ndihet mirë që të paktën në këtë botë ka tre njerëz të shtrenjtë, që nuk e duan për interes, që nuk lodhen nga silueta e saj, por përkundazi ndihen krenarë që ajo është nëna e tyre. Djali i madh ka vetëm pak javë që është kthyer nga Franca, ndërsa Rudina ka mbaruar shkëlqyeshëm kolegjin turk. Më i vogli duket më rrallë në shtëpi, atë e rrit motra e Fatmirës.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City