Fillon Konferenca e Donatorëve

(26/10/2001)Ka filluar dje Konferenca e Donatorëve të Paktit të Stabilitetit në Bukuresht (Rumani), ku gjatë dy ditëve do të diskutohen strategjitë rajonale për periudhën afatmesme në vendet e Evropës Juglindore. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë Konferencë nga Ministrja e Bashkëpunimit Ekon omik dhe Tregtisë. Projektet kryesore që vendi ynë prezanton para donatorëve janë ato të Tryezës Ekonomike, të përqëndruara kryesisht në infrastrukturë, energji dhe ujësjellësa. Në projektet e infrastrukturës janë të përfshira Porti i Durrësit, segmente rrugore të Korridorit Tetë dhe segmente të rrugës Durrës-Kukës. Në fushën e energjisë, projektet shqiptare që kërkojnë financime nga donatorët janë linja 400 kilovolt Elbasan- Podgoricë, linja 220 kilovolt Burrel-Vrutok, rehabilitimi i termocentralit të Fierit, si dhe ndërtimi i një termocentrali të ri në jug të vendit. Gjatë takimit Z. Patten bëri një rezyme të hapave që kanë ndërmarrë vendet e rajonit në proçesin e Stabilizim-Asociimit dhe në mënyrë të veçantë theksoi progresin e Shqipërisë në rrugën e reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare për të hapur negociatat për Marreveshjen e Stabilzim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë