Implementimi i Marrëveshjes, Le Roy do takojë liderët politikë e Trajkovskin

(17/1/2002)SHKUP (17 Janar) - "Kjo është një përpjekje tjetër për të përshpejtuar implementimin e Marrëveshjes së Paqes." Këtë ka deklaruar i dërguar special i Bashkimit Europian, Alain Le Roy para takimit me liderët e katër partive, të cilët hodhën firmën në marrëveshjen, ku i pranishëm do të jetë edhe Presidenti maqedonas, Boris Trajkovski. Sipas Le Roy, "takimi do të fokusohet në implementimin e marrëveshjes së paqes dhe jo në zgjedhjet parlamentare". Ai shprehu besim se implementimi i Marrëveshjes do të përshpejtohet ashtu siç duan të gjitha palët. Ai tha se, "konferenca e donatorëve do të zhvillohet dy javë pas aprovimit të qeverisjes lokale".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

PAMJE/ U ndalua nga policia, momenti kur 29 vjeçari hedh molotov drejt bashkisë së Tiranës