63-vjeçari u vetëvra para SPAK, PD: Trashaj u ‘helmua nga drejtësia e re’, të hetohet vdekja

 

Për Partinë Demokratike vetëvrasja para SPAK e Pal Trashajt pas problemeve me mikrokreditë, duhet të hetohet si vrasje për të çuar para drejtësisë përgjegjësit që e shpërfillën ndër vite duke mos i dhënë drejtësi.

Përmes një deklarate, PD thotë se 63-vjeçari Trashaj u vetëhelmua para drejtësisë së re, ndërsa shigjetojnë kreun e SPAK, Altin Dumani, për të cilin thonë se po bëhet vrasës.

DEKLARATA E KORDINATORIT RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU:

Pal Trashaj, një qytetar shqiptar, bir, baba, e vëlla, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar  pasi u helmua nga shpërfillja, përbuzja dhe arrogance e shtetit shqiptar dhe e të ashtuquajturës “drejtësi e re”. I nëpërkëmbur prej katër vitesh në sistemin e drejtësisë për abuzime të bankave dhe përmbaruesve, ai i është drejtuar SPAK me shpresën se do të gjente zgjidhje te institucioni i cili sipas sondazheve të porositura gëzon besimin e shqiptarëve.

Për muaj me radhë ai është shpërfillur, dhe SPAKU i Dumanit as e ka dëgjuar, as i ka pranuar padinë dhe as e ka përcjellë në Prokurori. I përballur me humbjen e pronës dhe i sfilitur nga pamundësia për të gjetur të drejtën, Pal Trashaj 63 vjeç, është vetëhelmuar në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Ai bëhet kështu dëshmori i parë i arrogancës së SPAK.Ky është turpi i radhës i SPAK-Dumanit i cili pranon padi nga atentatori politik me porosi dhe lë pas dere qytetarin me halle Pal Trashaj. Paditë politike janë porosi e Rilindjes kurse nëpërkëmbjet e Pal Trashajt vetëm padrejtësia e radhës në serinë e sulmeve që i bëhen opozitës, që nga kryetari i saj dhe deri te protestuesi më i thjeshtë.

Pal Trashaj ka qenë kryetar i PD së Lezhës në periudhën 2007 dhe 2009 dhe ne i përcjellim, familjes ngushëllimet më të sinqerta. Partia Demokratike nuk do ta pushojë luftën kur Rilindjes dhe Spakut e veglave të saj, që i shohin qytetarët shqiptarë si të majtë apo të djathtë, të kuq apo blu. Turp për Altin Dumanin që si Dumani tjetër po bëhet vrasës me pagesë. Me urgjencë i kërkojmë Prokurorisë të hapë çështje për vrasjen e Pal Trashajt dhe përgjegjësit të vihen në bankën e akuzës.


Lajmi kryesor:

Piu fostokosinë para SPAK, vdes në spital 63-vjeçari nga Lezha! Kalvari me kredinë, banka s’i llogariti 6 këste! Borxhi 900 mijë lekë të vjetra iu kthye në 4.8 mln! I bllokuan pasurinë


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë