Anastas Kostandini për Report TV: Ismail Kadare, një humbje për letërsinë botërore

Në një intervistë për Report TV, miku i shkrimtarit Ismail Kadare, piktori i njohur Shqiptar Anastas Kostandini (TASO) ka hedhur dritë mbi figurën e shkrimtarit, duke e konsideruar një humbje për letersinë botërore.

Taso veç të tjerash ka punuar portretin e Kadaresë në disa prej pikturave të tij dhe nga ana tjetër akuareli i Kafe Rostand në Paris, është në njërën prej kopertinave të librit të Kadaresë.

 Intervista me Anastas Kostandinin për shkrimtarin Ismail Kadare

Sapo ndoqa ceremoninë mortore e cila ishte e jashtëzakonshme në të gjitha elementët, siç ishte vetë jeta e tij. Unë kam pasur fatin e madh ta njoh, fjala mik është një fjalë e madhe, miqtë e Ismailit ishin jashtëzakonisht të kufizuar, por admiruesit e tij ishin të shumtë, unë isha njëri prej tyre. Admiruesit e tij i ka rritur letërsia e tij që kur kanë qënë të rinj, ajo përkovi me kulmet e fillimit të bujshëm të botimeve të tij, siç ishin ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’dhe ‘Kronikë në gur’. Unë kam qenë djalë i ri atëherë, kam qenë nxënës në shkollën e arteve.

Ai ishte një shkrimtar i ri në atë kohë, por gjenial. Së pari bota, jo vetëm kombi shqiptar, letërsinë e tij ja dedikoi kombit shqiptar, njerzëve të tij, botës komplekse, që ka përjetuar qenjësisht si artist në të gjithë qelizën e tij. Kjo është madhështia e artit të tij.

Po kujtoj një gjë, më kujtohet Tirana kur kam qenë student, e shihja shpesh kur dilte nga shtëpia, ishte një rrugë e barrikadave, një rrugë e ngushtë e Tiranës e cila nuk ekziston më. Ismaili me një pardesy, me një shall dhe duart në xhep, gjithmonë si i paidentifikuar, përgjithshisht i pashoqëruar.

Mund të kujtoj dicka, në një plenium të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, ku i pranishëm kam qënë dhe unë, në vitet 80. Unë kam qenë në fund të sallës ndërsa Ismaili ka qenë në prestidium. Ai ishte një plenjum i gjithi kundër tij, për ta dënuar atë. Unë e kam përjetuar këtë, madje kam bërë nje vizatim nga cepi i sallës, ne ishim disa të ftuar të degës së Pogradecit.

Nuk më harrohet, ai rrinte i ngrirë dhe shikonte në cep të tavanit. Jo vetëm që e kanë denigruar plotësisht, jo vetëm që e kanë detyruar të bëjë një gjë që nuk bëhet, pra të dalë nga vetja e tij. Pas kësaj ai ka bërë nje autokritikë, e cila ishte një autokritikë që nuk dëmtoi veprën, synimet dhe karakterin e tij.

Por le të kthehemi më vonë, unë kam pasur shumë raste që kam takuar Ismail Kadarenë, një nga rastet më të bukur ka qenë inagurimi i qendrës kulturore Lasgush Poradeci, kur ne kishim hapur nje ekspozitë Ismaili erdhi dhe inaguroi me emrin Lasgush Poradeci qendrën kulturore. Kemi ndenjur me të, kemi pasur një kënaqësi të jashtëzakonshme, sepse dhe shumë njerëz, kuptohet ka pas shumë njërëz që e admironin siç ka pasur shumë njerëz që përpiqeshin ta denigronin në jetë dhe pas jete.

Por ai ishte një shkrimtar gjenial dhe gjenialiteti i tij është i shprehur ne letërsi, gjithë kompleciteti i botës shqiptare, përfshirë historinë, historinë dramatike që kemi kaluar, epokat e vështira, por ai ka shkruar dhe për monumentet e letësisë botërore. Ai është një shkrimtar botëror.

Një vit përpara e kam takuar në banesën time. Unë e kisha për nder të jashtëzakonshëm. U bë shkas bërja e një tabloje nga ana ime e quajtur “Ikja e Shtërkut”,  e cila është novela e tij e famshme që ja ka dedikuar Lasgush Poradecit, që është nje mbrekulli e cila i ka bërë një dhuratë jo vetëm letësisë shqiptare, por posaçërisht Pogradecit. Dhe ai tregon raportin e tij me Lasgush Poradecin, është një raport mes dy gjenive. Të cilët ngjajnë jashtëzëkonisht, qoftë për nga gjenialiteti i të shkruarit, por edhe karakteri i tyre që dukej gati i njëjtë.

Ismaili bashkë me Helenën kishin dëgjuar për këtë tablo, madje dikur më përpara në një takim në Tiranë, unë i kisha treguar një pikturë të vogël e cila më vonë u bë e madhe dhe është pikërisht kjo tablo të cilën unë e kam në shtëpi. Ai e dinte fort mirë që unë kisha pikturuar diçka për Lasgush Poradecin, por duke e pasur figurë kryesore vetë Ismailin, ka ardhur vetë në Pogradec, ku ka dashur të shohë pikturen time në shtëpi.

Ne kemi pasur kënaqësinë me gruan time ta presim në shtëpi, ka ndenjur rreth një orë. Biseda ka qenë familjare, fillimisht kishte ngrirë shumë se ishte dimër, por në shtëpinë tonë u ndje ngrohtësia e familjes dhe ai hoqi gjërat e tepërta që kishte, me të cilat ishte mbështjellë. Pivi një çaj shumë të mirë që i bëri gruaja ime dhe aty kemi folur për Lasgush Poradecin, të cilin ai e adhuronte.

Ai foli mbi letërsinë shqipe, mbi shume fenomene te cilat unë nuk jam në gjendje ti riprodhoj tani, por ka qënë nje bisedë shumë e thellë, gati Shekspiriane. Ai u ndje shumë mirë, u ndje në një lloje vetmie të themi, në nje guskë te ngushtë familjare. Pra kjo ishte arsyeja që bisedonte dendur me ne.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:45
(FOTO-GALERI) Pikturat në akuarel të Kadaresë të punuara nga piktori Anastas Kostandini

1720015331_KADARE.JPG

Piktori i njohur Shqiptar Anastas Kostandini (TASO), i cili ka qenë edhe mik me shkrimtarin ka punuar edhe disa prej portreteve të Kadaresë, në disa prej pikturave të tij.

Në një prej pikturave të tij, piktori ka punuar në akuarel kopertinën e librit të Kadares ‘Mëngjeset në Kafe Rostand’ në Paris, ku në kopertinën e librit është kafja për të cilën i është referuar Kadare në libër.

Po ashtu, piktori ka punuar edhe një portrete të shkrimtarit.  

 

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta