Jugosllavi, Svilanoviç: Millosheviç do ekstradohet, me ose pa ligj

BEOGRAD (6/9/2001)- Jugosllavia sigurisht që do të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës. Pohimi është bërë për radion beogradase B92 nga ministri i Jashtëm, Goran Svilanoviç. "Do të ishte mirë nëse ne do të kishim një ligj për bashkëpunimin dhe ky është një qëndrim politik për të cilin ne të gjithë kemi rënë dakort që në fillim. Unë mendoj se ne duhet që t'i qëndrojmë këtij qëndrimi dhe të miratojmë një ligj të mirë", shtoi Svilanoviç. "Nëse Qeveria hyn në një krizë dhe dështon, atëherë nuk do të ketë një Qeveri të re dhe do të jetë fundi i Jugosllavisë", tha ai. Nëse nuk adoptohet ligji mbi bashkëpunimin mbi Hagën, atëherë do të vihen në rrezik huatë dhe konferenca e donatorëve, shtoi Svilanoviç. Eshte e mundur që "Qeveria serbe të nisë bashkëpunimin në lidhje me statusin e Gjykatës, gjë që do të thotë ekstradim i menjëhershëm pas ligj", përfundoi Svilanoviç.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë