Spitalla e Porto-Romano, dy zonat problematike për KESH-in, kanë qenë sërish dje qendra e një aksioni të forcave të policisë elektrike të Durrësit, e përforcuar kjo edhe nga ato të kreyqytetit.
(7/3/2002)DURRES
Spitalla e Porto-Romano, dy zonat problematike për KESH-in, kanë qenë sërish dje qendra e një aksioni të forcave të policisë elektrike të Durrësit, e përforcuar kjo edhe nga ato të kreyqytetit. Objektivi i tyre ka qenë ndërprerja e furnizimit me energji elektrike të banorëve të kësaj zone, pasi pagesat në KESH prej tyre kanë qenë nga 0 deri në 20 për qind për energjinë e konsumuar. Një pjesë e madhe e familjeve që banojnë në këtë pellg që nga viti 1996 nuk kanë derdhur asnjë lek në arkën e KESH-it. Në lagjen nr.15, që përfshin këto dy zona, janë 10 kabina qendrore prej të cilave furnizohen të gjithë banorët. Në 4 kabina u ndërprenë të gjitha lidhjet, ndërsa te 6 të tjerat u bënë ndërprerje të pjesshme. Në fakt policia elektrike ia kishte dhënë banorëve të kësaj zone paralajmërimin një muaj më parë, por masat ndëshkimore u zvarritën, pasi ata kishin premtuar se do t'i paguanin detyrimet. Në fakt edhe pas takimeve të herë pas hershme të zhvilluara, edhe pas paralajmërimeve të kryera, banorët e kësaj zone nuk i kanë derdhur detyrimet. Edhe dje, ashtu si ndodhi radhën e parë disa banorë protestuan për të mos lejuar aksionin. Por kësaj radhe nuk pati asnjë reagim nga ana e inspektorëve të policisë.