Komunikimi mes dy artistëve

(9/13/2001)Mesazhet e mëposhtëme janë shkëmbyer dy ditë më parë rreth orës 10 në Amerikë. Eda Zari, këngëtarja e njohur shqiptare në Germani kërkonte të mësonte për fatin e kolegut të saj violinist Arenç Leka. Ka qenë e vetmja mënyrë që kanë përdorur shqiptarët, por edhe njerëzit e tjerë nga e gjithë bota për të mësuar rreth asaj që ndodhte në New-York. Vetëm dy muaj më parë, Eda Zari së bashku me Arenc Lekën kishin dhënë një koncert në katin 106 të njërës prej kullave gigante. I dashur Arenc Kjo është sa e tmerrshme po aq dhe e dhimbshme. Arenc , jam munduar të lidhem me çdo kusht me ty dhe nuk pata sukses. Marku dhe unë si dhe të gjithë njerëzit këtu në Gjermani jemi thellë të prekur nga kjo gjëmë dhe të gjithë lusim zotin që kjo katastrofë mos marrë përmasa më kolosale sesa tani. Nuk ka moment dhe sekondë që mos e kemi mëndjen tek ju. Eda ju ka thellë në zemër dhe ju uroj të gjithëve paqe dhe qetësi kjo është ajo me rëndësishmja tani dhe zoti ju ruajt . Ju puth Eda. Si mund tu kontaktoj ndryshe...... linjat dalin te zena po çmendemi...? E dashur Eda Kete moment ndihem jashtezakonisht keq. Nuk mund ta marrësh me mend se ç'kam parë sot nga rruga 14. Të besosh që të dy kullat po shkatërroheshin perpara syve të mi , ndërkohë dy muaj më parë në majë të njerës prej tyre ne kishim koncertin tonë....e pabesueshme. Të shikosh njerëzit duke u hedhur nga kati i 80 për t'i dhënë fund jetës së tyre më shpejt se sa të digjeshin të gjallë në kullat. Eshtë e pakrahasushme me diçka tjetër. Nuk di ç 'të përshkruaj më parë. Vetëm lot e asgjë tjetër. Nuk mund të bëj asnjë telefon me jashtë vetëm të marr telefonata nga jashtë. Të tëra lidhjet janë ndërprerë sepse kanë qenë të lidhura me njërën nga antenat e kullës ku kishim koncertin. Arenc Jam shumë në tension për ty dhe njerëzit atje. Kjo është sa e frikshme dhe po aq e tmerrshme. Lus zotin që ju të jeni mirë dhe megjithëse po mundohem të telefonoj mua s'më zë vendi. Arenc zemër kur gjendja të jetë disi më e qetesuar më jep një shenjë prej jush. Nuk pushoj së qari kur mendoj që para disa muajsh të gjithë së bashku gëzonim tek Twin Tower dhe ato nuk janë më . Po dhe kjo pak rëndësi ka. Lus zotin të jeni mirë . Ju puth fort dhe më lajmëro . Eda.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Shkodër/ Policia dyshime se një person i tretë ishte në makinë me Licin dhe Bushatin! Gjurmë gjaku dërgohen për ekspertim