Maqedoni, Gruevski: Konferenca e donatorëve , muajin e ardhshëm

SHKUP (22 Nëntor)(22/11/2001) - Ministri maqedonas i Financave, Nikola Gruevski, tha sot se konferenca e donatorëve për Maqedoninë do të zhvillohet në mes të muajit dhjetor. Gruevski u tha gazetarëve se konferenca e donatorëve do të organizohet, ndoshta, më 20 dhjetor, por ajo mund të zhvillohet edhe më 14 dhjetor. Megjithatë, ai nuk dha hollësira se ku do të mbahet ajo. Ai e deklaroi këtë pas takimeve të zhvilluara me presidentin maqedonas, Boris Trajkovksi, dhe me përfaqësues të Fondit Monetar Ndëkombëtar, të Bankës Botërore, të Bashkimit Europian dhe të ambasadës së Holandës dhe të Shteteve të Bashkuara në Shkup. Gruevski theksoi se komuniteti ndërkombëtar ra dakord të organizojë një konferencë të tillë pasi Maqedonia të plotësojë të gjitha kushtet që kërkohen nga ajo në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe përgatitjeve e një ligji të ri për vetëqeverisje që do të jetë në axhendën e sesionit të ardhshëm të qeverisë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë