Maqedoni: Konferenca e Donatorëve, Gjeorgjevski sot në Bruksel

(11/3/2002)SHKUP (11 Mars) - Delegacioni maqedonas i kryesuar nga Ljubço Gjeorgjevski do të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve që zhvillohet në Bruksel nga data 11-12 mars. Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve, MIA, "delegacioni përbëhet nga ministri i Financave Nikola Gruevski, zëvendëskryeministri Zoran Kërstevski, ministri i Qeverisjes lokale, Faruk Arsllani, ministri i Punës, Bedredin Ibraimi dhe Guvernatori i Bankës, Ljube Tërpeski. Gjerogjevski do të ketë takimi të ndara me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson, kryetarin e Partisë Popullore të Evropës, Wilfred Martins. Ai do të takojë edhe shefin e Politikës së Jashtme të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Havier Solana.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Si po i shkatërron regjimi bjellorus librat që nuk i pëlqejnë?