Maqedoni: Konferenca e Donatorëve në fund të shkurtit-fillim të marsit

(28/1/2002)SHKUP (28 janar) - Konferenca e donatorëve për Maqedoninë pritet që të mbahet në fund të muajit shkurt ose në fillim të marsit. Mbajtja e saj tani nuk vihet në pikëpyetje pas miratimit të lig jit për funksionimin e pushtetit vendor. Kjo do të jetë konferenca e katërt donatore nga e cila Maqedonia pret që vendet dhuruese të ndajnë afro 90 milionë dollarë, që do të mbushnin një pjesë të zbrazësirës se buxhetit të shtetit që kapë shumën prej 170 milionë dollarë. Sipas Qendrës për Informim të Kosovës, këto mjete do të shfrytëzoheshin për rindërtimin e objekteve të shkatërruara gjatë luftimeve si dhe për jetësimin e Marrëveshjes e Ohrit.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

PAMJE/ U ndalua nga policia, momenti kur militanti i Berishës hedh molotov drejt bashkisë së Tiranës