Maqedoni: Plani i paqes, BE shtyn konferencën e donatorëve

SHKUP (5/10/2001)- Bashkimi Europian ka shtyrë konferencën ndërkombëtare të donatorëve për Maqedoninë për shkak të mospranimit së kësaj të fundit për t'i qëndruar marrëveshjes së paqes me shqiptarët etnikë, tha dje një zyrtar i lartë i BE-së, i cituar nga agjencia britanike e lajmeve Reuters. "Eshtë krejtësisht e paimagjinueshme që konferenca e donatorëve të zhvillohet më 15 tetor," tha për gazetarët Komisioneri për Marrëdhëniet me Jashtë Chris Patten. "Nuk është e mundur që donatorët të mblidhen në këto rrethana dhe të përgatiten të firmosin çeqe me shuma të mëdha për të mbështetur një marrëveshje politike që nuk është zbatuar," tha ai. "Ne mendojmë të mblidhemi dhe ta shqyrtojmë këtë situatë nga fundi i vitit ose vitin e ardhshëm," tha ai. i

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Akuzohen për abuzim me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës dhe të drejtorisë së Kufirit e Migracionit